Gjendet i vetëvarur 35-vjeçari nga Vlora

Elton Tafaruci

Një 35-vjeçar është gjetur i vetëvarur me litar pranë banesës së tij. Siç njofton policia ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:50, në fshatin Tërbaç të Vlorës është gjetur i vetëvarur shtetasi E.B., rreth 35 vjeç.

Policia është njoftuar nga familjarët e viktimës. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi hetimor ku ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në një përrua pranë banesës së këtij shtetasi.

Viktima është gjetur nga familjarët e tij i vetëvaruar me litar.

Nga hetimet e kryera, bazuar edhe në deklarimet e familjarëve dyshohet se personi ka patur probleme psikologjike kohët e fundit.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *