Gjendet i vrarë 23-vjeçari i deklaruar i zhdukur tre ditë më parë nga të afërmit e tij. Burimet nga policia e Matit bënë të ditur se trupi i Fatjon Barmetajt u gjet pasditen e së martës pranë Burrelit. Mësohet se viktima ka pasur shumë dëmtime, çka e kanë përforcuar pistën e vrasjes. Nga ana e familjarëve ishte deklaruar se tri ditë më parë, djali i tyre kishte lënë punën si kamerier në Tiranë dhe ishte nisur që t’i takonte. Por më pas nuk kanë mundur të lidhen më me të. Vetëm pasditen e djeshme ai u gjet i vrarë.
Policia ka shoqëruar 10 veta në komisariat, ndërkohë që po hetohet për të zbuluar konflikte që mund të ketë pasur i riu dhe që kanë çuar në një vrasje të tillë.
Redaksia Online