Tashmë kanë kaluar 25 vjet nga shembja e Murit të Berlinit, ku është sjellë sërish në kryeqytetin gjerman koka e statujës së ish-liderit sovjetik. Koka e tij pjesë e një statuje graniti të lartë 19 metra, ishte e varrosur në një pyll në jug-lindje të qytetit së bashku me 120 pjesë të tjera.
Fillimisht statuja ndodhej në Berlinin Lindor, por në vitin 1991, një vit pas riunifikimit të Gjermanisë, qytetarët e bënë copa-copa.
Ndërkaq për të shmangur humbjen e përhershme të statujës, ajo u varros dhe u harrua në kohë, deri kur u zbulua tani rastësisht nga amerikani Rick Minnich.
