Dje është gjendur një lëndë plasëse në stacionin e autobusëve në Prishtinë. FSK dhe KFOR thanë se e kanë larguar eksplozivin pa incidente.
“Stacioni i Autobusëve, Prishtinë, 08.07.2016-16:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se gjatë disa punimeve ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-it kanë larguar mjetin pa incidente”, thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës.
