Pronari i një shtëpie në Holandë gjen brenda mureve një mesazh të shkruar me laps nga dy hebrenjtë. Çifti kërkonte që të vihej në kontakt me të afërmit e tyre pas luftës. Teksti është shkruar në vitin 1942 por u gjet vetëm tani, pas më shumë se 70 vitesh.
“Zot ki mëshirë për popullin hebre!”, është lutja e fundit, e shkruar me laps në vitin 1942 nga një çift hebrenjsh në Amsterdam, në muret e shtëpisë. Ai që e gjeti pas një distance kohore prej 70 vitesh ishte pronari i banesës, pasi kishte bërë disa restaurime. Çifti që u deportua nga qyteti pyet këdo që gjen mesazhin që të kontaktojë me të afërmit e tyre pas përfundimit të luftës.
Ai është shkruar nga Levi Site dhe Ester Zilberstein. Mesazhi ishte një surprizë e madhe për pronarin e objektit, Yale Captan. Burri pranoi se ende nuk kishte nisur të lidhte kontaktet me familjarët e tyre, por është i gatshëm që të transmetojë mesazhin ashtu siç është shkruar.
