Gjendet në Dajt trupi i dekompozuar i një 50-vjeçari

anazapta

Një trup pa jetë është gjetur mëngjesin e sotëm në Dajt. Kufoma e dekompozuar i përket një mashkulli rreth të 50-ave.

Kanë qenë banorë të zonës ata të cilët kanë gjetur trupin dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Pas transportimit në morg, pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë kohën dhe shkakun e vdekjes, çka mund të hapë rrugën edhe për identifikimin e kufomës.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *