Makina e agresorëve të 2 kambistëve në Durrës një ditë më parë është gjetur në një zonë kënetore në Laç. Policia njofton se pas kërkimeve të pandërprera në rrugë tokësore është arritur të identifikohet automjeti me të cilin janë larguar grabitësit menjëherë pas sulmit ndaj dy kambistëve dhe marrjen e 200 mijë dollarëve. Makina është gjetur e braktisur dhe tashmë pritet të ekzaminohet hollësisht nga policia.
