Një efektiv policie është gjetur i pajetë këtë të enjte në ujërat e lumit Kir të Shkodrës.
Burime paraprake bëjnë të ditur se viktima është Dedë Shkalla, 52-vjeç, punonjës i zyrës operacionale të Policisë së Shkodrës.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërkohë në vendngjarje gjenden forcat policore të cilat po punojnë për zbardhjen e saj.
s.a/dita
