Gjendet nëndetësja e Luftës së Parë Botërore, e dhimbshme ajo çka brenda

Gazeta Dita

Një nëndetëse gjermane që u fundos gjatë Luftës së Parë Botërore është gjetur në Detin e Veriut dhe zyrtarët besojnë se brenda mjetit mund të ketë 23 trupa.

Nëndetësja e llojit UB-II thuhet se është në gjendje të mirë dhe është në një thellësi 30 metra në brigjet belge.

Autoritetet po e mbajnë të fshehtë vendndodhjen ekzakte të nëndetëses për të shmangur grabitjen apo dëmtimin e mjetit që besohet të jetë fundosur për shkak të një mine.

Rreth 23 trupa mendohet të jenë në bordin e nëndetëses dhe për këtë, autoritetet belge kanë njoftuar ambasadën gjermane. Edhe pse në gjendje relativisht të mirë, mjeti ka pësuar dëme në pjesën e sipërme të tij.

Kulla e mbrojtjes përshkruhet si e paprekur dhe periskopët janë ende të dukshëm. Dy tuba siluri gjithashtu u gjetën të hedhur disa metra më larg nëndetëses së fundosur.

11 nëndetëse gjermane nga periudha e Luftës së Parë Botërore janë gjetur në ujërat e Belgjikës, por ky mjet raportohet të jetë në gjendjen më të mirë. Nëndetëset UB-II u ndërtuan në vitet 1915 – 1916 dhe arrinin të zhyteshin në thellësi deri në 50 m.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *