Banorët e Shëngjinit zbuluan në breg të detit mbrëmjen e djeshme një gjymtyrë njeriu. Policia e Lezhës konfirmoi se ishte gjetur një këmbë e anës së djathtë, e dekompozuar, që u dërgua menjëherë në Morg për ekspertizë mjeko-ligjore dhe krahasime të tjera. Gjithashtu u ngrit edhe grupi hetimor për këtë rast, për të vlerësuar informacionet për të humburit, kohën e ngjarjes dhe shkaqet e saj. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një mbytje në det dhe më tej dekompozimi i trupit dhe dëmtimi nga gjallesat ujore, deri në daljen e gjymtyrës në breg. Policia po mbledh edhe informacione për personat e humbur, ndërsa heton edhe mundësinë e ndonjë vrasje.
