Gjendet një gomone e fshehur në mes të pyllit, dyshohet se përdorej për trafik droge

Leda Hysa

 

Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Delta Forcë në kuadër të parandalimit të trafikimit të lëndëve narkotike, kanë zhvilluar kontrolle të imtësishme në zonat dhe territoret me risk në të cilat dyshohet se mund të trafikohet lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e sotme në vendin e quajtur Pishporo, Fier, midis pishave është konstatuar i fshehur një mjet lundrues tip gomone, i cili dyshohet se do të përdorej për trafikim të narkotikëve drejtim Italisë.

Mjeti lundrues është 10 metra i gjatë me dy motorë.

Nga verifikmet ka rezultuar se ky mjet është i pamatrikulluar dhe me numrat e motorëve të fshirë.

Për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale mjeti iu dorëzua DVP.Fier.

l.h/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *