Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në afërsi të grykëderdhjes së Lumit Ishëm.
Policia e Durrësit bën të ditur se kufoma e seksit mashkull u gjet nga banorët e zonës, të cilët lajmëruan menjëherë uniformat blu.
Trupi u transportua për në morgun e qytetit të Durrësit, ku do të bëhet identifikimi i tij dhe analizat për zbardhjen e shkakut të vdekjes. Policia tha se dyshohen për një vdekje natyrale, pasi në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.