Një trup i pajetë është gjetur sot nga policia greke në kufi me Shqipërinë. Kufoma është gjetur në vendin e quajtur Doliana, në lumin Gormos. Trupi i përket një mashkulli dhe është gjetur i përmbysur dhe me një shumë të konsiderueshme eurosh pranë tij. kjo ka bërë që polica të ngrejë dyshimet se personi mund të ketë qenë klandestin ose ndonjë trafikant i lëndëve narkotike që ka humbur jetën në rrethana misterioze pa përfunduar misionin e nisur.
Kufoma është dërguar në morg në Janinë.
