Një trup pa jetë është gjetur sot në një ndërtesë në ndërtim në afërsi të kufirit shqiptaro-grek. Trupi i pajetë rezulton në gjendje të dekompozuar, çka e bën shumë të vështirë identifikimin e tij. policia tha se kufoma u gjet në tokën greke, në ballkonin e një godine në ndërtim. Në njërën prej dhomave të ndërtesës është gjetur një pasaportë shqiptare që i përket një 46-vjeçari, por nuk dihet ende nëse dokumenti identifikues i përket kufomës. Policia ka nisur verifikimet.