Ajo është historia e një qiriu dhe shkëlqimit të tij të rigjetur, përralla e panjohur më parë e mjeshtrit të përrallave, Hans Christian Andersen. Dorëshkrimi i titulluar “Qiriu prej dhjami” është ekzaminuar nga dhjetëra ekspertë, të cilët kanë pranuar se kemi të bëjmë me një vepër që autori i mirënjohur i përrallave e ka shkruar në rininë e tij të hershme, në kohën kur ndiqte shkollën e mesme.
E përditshmja daneze “Politiken” ka publikuar një version integral të përkthyer në anglisht, ndërsa një ndër ekspertët më të mirë të fushës, Ejnar Stig Askgaard, e ka cilësuar gjetjen e kësaj përralle si një zbulim sensacional. Ai ka theksuar se duhet të hiqet çdo dyshim, pasi autori i përrallës është pa diskutim Hans Christian Andersen.
Në fund të një kutie
Esben Brage po kërkonte diçka tjetër mes dosjeve dhe kutive të Arkivit Kombëtar të Funenit, kur ka gjetur rastësisht dorëshkrimin me 700 fjalë, mbi të cilin shkruhej qartë dedikimi: Zonjës Bunkeflod, me dashuri nga HC Andersen.
Ekspertët thonë se zonja në fjalë mund të jetë një vejushë, të cilën i riu Christian e vizitonte shpesh në shtëpinë e saj, ku lexonte dhe merrte libra.
Qiriu prej dhjami
Përralla e shkurtër flet për një qiri të bërë prej dhjami kafshësh, i cili u shndërrua në një dritë të bardhë e shkëlqyese. Por bardhësia e qiriut përballet me duart e pista të njerëzve që e prekin dhe e konsumojnë pa pikë dashurie, deri sa e hedhin tutje si një diçka të pavlerë. Qiriu pyet veten vazhdimisht në lidhje me domethënien e ekzistencës së tij. Më pas, qiriu takohet me atë që anglezët e quajnë tinderbox (një lloj seti për ndezjen e zjarrit me gurë stralli dhe kallamishte), i cili e ndez qiriun, duke i dhënë sërish mundësinë të rrezatojë dritë për vite me radhë.
Stili i Andersenit
Pavarësisht se ekspertët bien dakord me idenë se “Qiriu prej dhjami”nuk ka rafinimin stilistik që kanë veprat më të mëdha të autorit, tek përralla e gjetur ndodhen elementët tipikë të stilit të Andersenit. Për shembull, tema e bukurisë së humbur apo të pa nxjerrë në dritë si tek “Rosaku i shëmtuar” është prezente në përrallë.
Një tjetër element është tendenca e Andersenit (që vjen nga tradita e fabulave të Ezopit e më pas La Fontenit) për të përdorur si personazhe kafshë apo objekte me karakteristika, dilema dhe defekte tipike njerëzore.
njesh andrsenii
1 andersannnnnnn
autori me i mir francez HANS CHRISTIAN ANDERSEN
Anderseni asht mjeshter i prrallave. Un kam lexu prrallen e Andersenit ‘ shitsja e vogel e shkrepseve’ ka ken nji prrall super e ndjeshme qe t’ban me qa.