Gjendet një person i mbytur në liqenin e Pogradecit

time

Pasditen e sotme, një person rreth 60-vjeç, identiteti i të cilit nuk dihet ende është gjetur i mbytur në Liqenin e Pogradecit.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Spitalit dhe ndërkohë Policia e Pogradecit ka mbërritur menjëherë në vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj dhe identifikimin e viktimës.

“Më datë 14.02.2021, rreth orës 17:10, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Qytetit”, buzë liqenit të Ohrit, është gjetur i mbytur një shtetas rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Spitalit, nga ku do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *