HETIMET / Ekziston një video e vrasjes së efektivit të RENEA-s? Policia në kërkim të armës snajper

Bledar Lumani

Një provë faktike se cilët ishin personat që qëlluan mbi Bashën, është ajo e disa pamjeve filmike të sekuestruara.

Sipas disa mediave bëhet fjalë për xhirimin në momentin e vrasjes së efektivit të policisë, ku shihen qartë që drejt tij qëllojnë 6 persona, mes të cilëve edhe dy vëllezërit e arrestuar Aliko.

Pamjet filmike janë kryer nga një banesë afër vendit të vrasjes ose janë bërë nga vetë banda e të rinjve kjo nuk është e qartë.

Të 6 tashmë ndodhen të arrestuar dhe do të akuzohen për vrasjen e policit.

Një person i mbetur ende në kërkim nga banda është vetëm një bashkëpunëtor dhe, megjithatë, një pjesë e efektivëve të RENEA-s do të vazhdojë të jetë në Lazarat, deri në kapjen e tij, pavarësisht se nuk luajtur rol në vrasje – thonë burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ka të dhëna, që dy vëllezërit i kanë treguar vendet se ku janë armët e krimit, ndaj RENEA po përpiqet t’i gjejë ato

 

Share This Article
5 Comments
  • Prap dikush ketu ne komente do vej ne dyshim deklaratat e policise,,,,faktet Jan fakte,,, mir keq duhet ti pranojme,,, kuptoni qe ishte nje aksion fantasie i te rnjeve qe u rriten ne ambjentin hashashit dhe te droges,,, si dhe familjet qe kan indikuar ne rritjen dhe edukaten e tyre,,, kan kerkuar te imitojne me te medhejnte qe ndoshta sot kan hequr dore nga hashashi dhe meren me afaret e tyre qe vune NGA plantacionet hashashit,,,, keta Jan viktima te famljeve te tyre dhe te ambjentit ku Jan rritur,,,,,ndoshta prinderit e te gjith te arresturve keto dite,, e kan kuptuar qe po te kishin mbjedhur drithra dhe perime,, dhe po te ishin mare me blegtori si te gjith fshatrat e shqiperise,, femijet do ti kishin neper shkolla dhe jo neper burgje per vrasje policesh,,,,,,,

  • Cfar shkruajne gazetat nuk i besoj plotesisht,por po qe se ne duart e policise eshte nje video e tille,i dergoj policise 1000 falenderime dhe e pergezoj per punen e bere , Gezohemi kur shikojme se policia eshte teper profesionale dhe per kete ju lumte atyre qe kane ngritur kete trupe policie, suksese te metejshme,

    • Une do t’i pergezoja vetem kur te shikoja denimin me te pameshirshem per vrasesit e Ibrahim Bashes.

  • DENIMIN me burg e meritojne prindrit, qe i kan rritur keta kriminele me paret e hashashit, dhe I kane fry mesuar me leksionet e krimit…..
    SHQIPERIA nuk do te gjeje dermane ne se nuk vendos ligjin me VDEKJE.

    Ja ta provoje njeri ne Ameriken e Lu-se, te vrase policin, pra te goad se shtetin dhe e shikon si perfundon ne varaza ne sekonde, pa paralajmerim, pa avokate seksere e mashtruseve, pa gjyq… Ne se duam te nderojme vertete shtet demokratik si Amerika duhet ti bejme edhe LIGJET si te Amerikes…..

  • Te shtiesh me arme, mbi policine, nuk eshte krim i lehte, nuk eshte as dinjitet sic thote lul krici, apo si e interpretojne ato mendje se prapi, prandaj mendimi im se pervec nje gjykymi te drejte e te paanshem, ceshtjes ti shkohet deri ne fund dhe vrasesit dhe mbeshtetesit e tyre te marrin denimin e merituar.
    Ishte nje akt qe e pergatiti, vete Luli kur mbajti ate fjalim “Historik” per trimerite e Lazaratit e te Lazaratasve, te cilet ate ndryshim e kishin arritur me pune te ndershme e me djersen e tyre. Faqja e zeze per keta politikane e kete popull te cilin po emarrin ne qafe, salet, lulet ,Ristot e Bana magjemadhja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *