Gjendet i lidhur dhe i vrarë pengu i marrë në Durrës

Saimir Lleshi

Trupi i pajetë i një shtetasi është gjetur mëngjesin e sotëm nga policia në Krujë.

Viktima është gjetur në fshatin Mallkuç në një kanal, ndërsa mësohet se ka plagë në kokë. Dyshimet e para janë se viktima mund të jetë vrarë.

Personi i marrë peng është gjetur i lidhur në këmbë dhe duar, ndërsa më pas është vrarë duke e hedhur anës rrugës.

Pas hetimeve paraprake dyshohet se viktima është shtetasi Gazmend Çollaku, i cili u rrëmbye mbrëmë në Durrës nga disa persona të veshur me uniformë policie. Katër persona të maskuar rrëmbyen burrin 34-vjeç në afërsi të portit në qytetin bregdetar. Ata udhëtonin me një automjet me targa gjermane.

“Shtetasi i mësipërm, më datë 07.01.2016, është gjetur në orët e para të mëngjesit, në fshatin Murqin, Krujë, në rrugë, me gjymtyrë të lidhura me fasheta, i vrarë me armë zjarri”, sqaron policia lokale.

Burime brenda Policisë thonë se Çollaku ishte person me precedentë penalë. Ai është dënuar më parë për veprën penale të plagosjes me dashje.

Çollaku ishte i skeduar si person që mund të ketë lidhje me trafikun e drogës. Ai qarkullonte me automjet të blinduar. /Dita/

 

Share This Article
5 Comments
  • Shumë patriot ky dhjeramani i Saliut,I ndjeshëm në fushën e rendit,duket që ka ngrënë në oturakun e tij,,,!

  • Mark-kar-uku eshte eunuku ,
    qe mban pas vetes Sal-uku,
    se per Sal-ukun ky behet fli,
    me gojen e piste, shpirtin e zi
    komenton gjitheçka, ç’ nuk di,
    kur krejt bota e di me themel,
    se Sal-uku i tij eshte kriminel,
    eshte shpifes, hajdut,vrases,
    pellet si gomari midis kashtes,
    Pasi Sal-uk-arinjte i ka zene piciri,
    duan te kafshojne ministrin Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *