Gjendet pa jetë në rrugë 21-vjeçari në Rrogozhinë, ja dyshimet e para

Ornela

Një 21-vjeçar nga Rrogozhina është gjetur i pajetë në rrugë, në rrethana ende të paqarta.

I riu me inicialet Renato Nebiu, u transportua në Spitalin e Durrësit, ku edhe është deklaruar zyrtarisht i pajetë.

21-vjeçari është gjetur në rrugë në fshatin Karinë të Rrogozhinës nga kalimtarët, të cilët menjëherë kanë njoftuar ambulancën e Rrogozhinës. Ka qenë kjo e fundit që më pas e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Durrësit.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa trupi i të riu ndodhet ende në morg, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore. Dyshimet e para janë për vetë-helmim.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • ”I riu me inicialet Renato Nebiu” thotë ky rrushi. Kështu është kur përdor fjalë të huaj pa ja ditur kuptimin. Iniciale do të thotë shkronjat e para të emrit dhe të mbiemrit, dmth R.N. Kuptove tani o rrush?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *