Ekipet e shpëtimit kanë zbuluar vendin e tragetit të fundosur me mbi 200 persona në liqenin Toba, në veri të ishullit indonezian Sumatra.
Janë shpëtuar 18 persona, ndërsa 192 të tillë janë llogaritur si të zhdukur.
Sa i takon numrit të personave të vdekur, deri më tani kanë rezultuar katër.
Shpëtuesit kanë vazhduar kërkimin me pajisjet e marinës indoneziane, pasi zhytësit nuk po arrinin të gjenin tragetin e fundosur, sepse ata mund të zhyten në ujërat e errëta e të ftohta të liqenit deri në 50 metra thellësi.
Pas lokalizimit të tragetit, ekipeve të shpëtimit u mbetet tanimë pjesa e vështirë e nxjerrjes së tij.
Shkaku i fundosjes mendohet të ketë qenë numri i madh i personave në mjetin lundrues.
Policia indoneziane ka arrestuar katër persona të dyshuar për shkelje të rregullave të transportit publik.
s.a/dita
