Gjendet trupi i një 10 vjeçari brenda në valixhe, e dyshuara kryesore është nëna e tij!

Amelda Amelda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku trupi i një 10 vjeçari është gjetur i futur në një valixhe.

Mediat e huaja bëjnë me dije se policia franceze në lidhje me këtë ngjarje ka arrestuar nënën e një djali 10-vjeçar, trupi i të cilit u gjet i futur në një valixhe.

Trupi u gjet në qytetin Ferrieres-en-Brie në lindje të Parisit.

Shqetësimi fillimisht ishte shkaktuar pasi gjaku u gjet në shtëpinë e familjes dhe autoritetet filluan menjëherë një operacion kërkimi. Hetimet çuan në zbulimin e trupit të fëmijës “të fshehur në një valixhe me rrota, në një kosh plehrash” afër shtëpisë së familjes, ka thënë prokurorja në qytetin Meaux, Laureline Peyrefitte.

“Ai kishte disa plagë të rënda, me shumë gjasa të shkaktuara nga një goditje me thikë”, shtoi ajo.

Ndëkaq autoritetet presin autopsinë për të dalë dhe në përfundim të rezultatit.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • qofsha i gabuar por mediat sot jane kthyer ne gjahtare te ngjarjeve makabre te cilat jo vetem i japim me gezim te papare per rritje klikimesh por dhe tani do shikojme nje gare kanibale se kush media ne France do jete e para qe do ta gjeje vrasesen sic ben nje kecke Klodiana Lala apo bullari nga Skrapari Artan Qenef Hoxha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *