Është gjetur i pajetë trupi i një personi në lumin Osum, Berat.
Sipas policisë personi është identifikuar si shtetasi Nuri Jazi nga fshati Molisht i qytetit të Beratit.
E ndërsa polumbarët kanë mundur të nxjerrin trupin e pajetë nga ujërat e lumit Osum, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
