Gjatë një vizite në Irak së fundi, Gjenerali amerikan Martin Dempsey shprehet se është i shokuar kur i kanë kujtuar se SHBA-të kanë ende trupa në Kosovë.
“Krejt papritur e pashë këtë reklamë në AFN që thoshte se KFOR-i është “i gatshëm dhe relevant” në shekullin 21. Dhe, unë them “çfarë dreqin, ende kemi trupa atje?”, tha gjenerali.
Koha.net shkruan se një tjetër gjeneral ka qenë në të njëjtën vijë , “Kosova? Njeri, as që kam menduar për këtë prej kohës, kur, le të themi Britney Spears i kishte gjinjtë origjinal”, ka thënë Gjenerali Ray Odierno.