Gjenerali bie pa ndjenja gjatë konferencës (VIDEO)

Ornela

Në një video të publikuar së fundmi shihet momenti kur gjeneral majori i Forcave Ajrore Amerikane, James Martin, ra pa ndjenja gjatë një konference të Pentagonit të martën e shkuar.

Gjenerali, Sekretar i Përgjithshëm i Forcave Ajrore të SHBA-së për buxhetin po jepte detaje mbi planet e tij të ardhshme për avionët luftarakë F-35 kur papritur humbi ndjenjat.

Zyrtari u ndihmua nga kolegët e tij për t’u larguar. Kolegia e tij e Forcave Ajrore, Carolyn Gleason, e cila zëvendësoi Martin në seancë, tentoi të bënte shaka me ngjarjen: “Ja çfarë do ju bëjë F-35”.

Raportohet se të mërkurën gjenerali është kthyer në punë, por motivet e kësaj gjendjeje shëndetësore nuk u informuan. /DITA

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *