Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: “Gjenerali” Mavraj, “Bild” i vë nofkë si dikur… Bekenbauerit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > “Gjenerali” Mavraj, “Bild” i vë nofkë si dikur… Bekenbauerit
Sport

“Gjenerali” Mavraj, “Bild” i vë nofkë si dikur… Bekenbauerit

anazapta
Published January 12, 2013
Share
SHARE

Mbrojtësi kuqezi motivon Furthin: Luftë deri në fund për çdo milimetër fushë

 

Një fotografi flet sa një mijë fjalë, ndërsa një diçiturë fotografie mund të mbetet si epitet gjithë jetën, aq më tepër kur vjen nga një gazetë e famshme. Ka ndodhur me Franc Bekenbauer, i etiketuar si “Kaiser Franz” (Perandori Franc) nga gazeta gjermane “Bild” më tepër se katër dekada më parë por mund ndodhë edhe me Mërgim Mavrajn, i etiketuar, nga e njëjta gazetë, si “Gjenerali Mavraj”. Shkaku është një fotografi e mbrojtësit kuqezi, kapiten i Gruther Furth në ligën e parë gjermane. Për Bekenbauerin sebep u bë poza pranë statujës së perandorit të Austro-Hungarisë Franz Joseph, më 1968, ndërsa për shqiptarin është statuja e një luftëtari të lashtësisë. Skuadra gjendet aktualisht në Belek të Turqisë, për fazën përgatitore të dimrit. Në një moment relaksi, Mavraj ka pozuar pranë një statuje dhe foton e nxjerrë në “Bild” e ka postuar edhe në faqen e tij në Facebook, me diçiturën “Gladiatori”, ndërsa për gazetën ai është “Gjenerali” i Furthit. Përveç kësaj, nofka nga “Bild” vjen edhe për shkak të karakterit prej lideri që ka mbrojtësi kuqezi dhe motivimi që i bën ai skuadrës së tij, e rrezikuar për të rënë në ligën e dytë. “Shqiptaro-gjermani iu drejtohet shokëve të skuadrës tamam si një gjeneral në prag të betejave të ardhshme”, shkruan “Bild”, duke iu referuar gjendjes së vështirë të skuadrës debutuese. “Duhet të zgjojmë instinktin e mbijetesës dhe të luftojmë deri në momentin e fundit për çdo milimetër të fushës. Tani secili duhet të luftojë për nderin e tij. Duhet të dalim të gjithë së bashku nga situata”, shprehet Mavraj, pas humbjes 2-3 në miqësoren me skuadrën holandeze AZ Alkmar. Për Mavrajan, do të ishte edhe më keq nëse skuadra bie nga liga e parë pa dhënë më parë gjithçka për mbijetesën. “Do të ishte katastrofë sikur të na thonë se ne nuk u përpoqëm për gjithçka”. Greuther Furth mban vendin e fundit në renditje dhe rifillimi i Bundesligës, më 19 janar, nuk do të jetë i lehtë, pasi debutuesit luajnë në fushën e Bajernit. Kapiteni nuk do të jetë i pranishëm, pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit të fazës së parë.

anazapta January 12, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?