(Përkujtimore në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të Veli Llakaj)
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Në krye të ushtrisë në kohë të vështirë
Veli Lakaj ishte në krye të Shtabit të Përgjithshëm, kur në ushtri kërkohej zbatimi i parimeve të partisë në udhëheqje, në drejtim, në komandë dhe partia mbi të gjitha. Ishte koha kur zbatohej vija e “masave” dhe llogaridhenia para masës, kur ishin hequr gradat ushtarake, kur ishin hequr dhe dënimet ushtarake në rregulloren e disiplinës. Ishte koha kur ishin vendosur fuksionet e komisarit dhe sekretarit të cilët përfaqësonin të deleguarit e partisë në komandë, kur çdo gjë e udhëheqte partia.
Për më tepër ishte në krye të Shatatmadhorisë shqiptare në një kohë tepër të vështirë, kur duhej të bëhej një reformë rrënjësore kundër “Tezave të Zeza” dhe veprimtarisë armiqësore të grupit “puçist” në ushtri.
Veli Llakaj ishte shquar si një oficer energjik, i aftë profesionalisht, i shkolluar dhe edukuar, si dhe i vlerësuar nga udhëheqja e kohës, për të marrë drejtimin e ushtrisë. Nuk erdhi si shpëtimtar, por kreu detyrën me ndershmëri dhe bëri ndryshime rrënjësoi në stërvitje, në gatishmëri, në fortifikimin e vendit, në edukim dhe në formimin teorik të kuadrove ushtarak. Ishin tetë vite që qëndroi në ktye të ushtrisë, vite dhe periudha të vështira për ushtrinë dhe popullin. Ai u vendos në ballë të punëve që kërkoheshin në ushtrinë e asaj kohe dhe të përballjes me armikun dhe koalicion armiqësh nga të gjitha anët e vendit.
8 vjet në ballë të punëve dhe u ndëshkua…
Pas dënimit të “grupit të puçistëve” për ushtrinë ka qenë një nga periudhat dhe situatat më të vështira të ushtrise, por Veli Llakaj u gjend në ballë të punëve. Edhe pse punoi me përkushtim përsëri mbi të dhe ushtarakët madhorë do të vinte i njëjt fat, i njëjti ndëshkim si ushtarakët e ndëshkuar në vitin 1974. Ai, u cilësua “armik” në një plenium të partisë në vitin 1982 dhe u ndëshkua…
Periudha e gjatë kohore në krye të Shtatmadhorisë shqiptare, puna e tij, situatat që përjetoi dhe përpjekjet e papërsëritshme për zhvillimin e ushtrisë shqiptare, ishin shtysa që detyruan ish ushtarakun Kujtim Boriçi të shkruante librin “Gjeneral Llakaj, shefi i Shtatmadhorisë midis dy puçeve ushtarake”.
Arkivat dhe historianët e historisë së ushtrisë shqiptare, e cilësojnë periudhën mes dy “grupeve armiqësore” në ushtri në vitin 1974 dhe vitin 1982, periudhën më të vështirë të ushtrisë, të mbushura me ngjarje e sakrifica të panumërta.
Veli Llakaj kreu detyrën më të lartë ushtarake në periudhën e tronditjeve të mëdha të shtetit shqiptar. Ai u gjend në krye të përpilimit të dokumentave ushtarake strategjike, në periudhën e kulmit të ushtrisë shqiptare në organizim, gadishmëri, modernizim dhe kompletim, fortifikim, revolucionalizim të arsimit ushtarak etj. Ai ishte drejtuesi i stërvitjeve më të mëdha që kryeu ushtria shqiptare, duke qenë pjesë e rëndësishme e historisë, e karakterit dhe të ndërgjegjes të ushtarakut shqiptar. Në trajtimin e çëshjeve ushtarake, ishte profesionist dhe mjaft objektiv.
Veli Llakaj ishte në këtë periudhë në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ku ka mjaft dokumente të arkivuar, të cilat flasin për një ushtarak dinjitoz dhe të përkushtuar për përgatitjen dhe stërvitjen e ushtrisë dhe të popullit për mbrojtjen e Atdheut. Edhe pse Veliu arriti në saj të punës dhe të veprimtarisë së tij politiko-ushtarake arriti majën e karrierës ushtarake, ai mbeti përherë ushtar i thjeshtë i atdheut të tij. Megjithëse pësoi ndëshkimin me të padrejtë, atdhetari Veli Llakaj e përballoi atë me dinjitet. Nuk pasqyroi dhe nuk reflektoi asnjë mllef dhe nuk u tërhoq nga parimet e idealit te tij.
Veli Llakaj u shfaq me guxim në kohën e demokracisë
Ishte koha kur shumëkush përpiqej të denigronte, të shante dhe shuante vlerat morale dhe arritjet e të kaluarës, ai doli me guxim në mbrojtje të tyre. Ngjarjet, zhvillimet politike dhe ardhja në pushtet e demokratëve në vitet ’90 të shek. XX hodhi shumë baltë dhe denigruan në masë Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, luftëtarët dhe veteranët, Veli Llakaj doli me guxim në mbrojtje të tyre. Ushtarakët u shpërfillen nga regjimi që u vendos në Shqipëri, ishte Veli Llakaj dhe shoqata e ushtarakëve të liruar që protestuan dhe që kërkuan të drejtat që u takonin me ligj. Ishte koha kur politikanë që drejtonin Shqipërinë furnizonin me naftë makinerinë ushtarake serbe dhe bënë pazare me ta, Veli Llakaj i demaskoi veprimet e tyre antikombetare.
Në këtë kohë mjaft politikanë në Shqipëri, në Kosovë dhe në botë sulmuan UÇK-në, duke e etiketuar terroriste, islamike, agjenture të UDB-së, Veli Lakaj mbrojti me zemër dhe pjesëmarrje forcën çlirimtare të Kosovës. Regjimi i Sali Berishës mori tipare fashiste, Veli Llakaj u ngrit dhe e denoncoi, duke u përballuar me sulmin e egër të regjimit, krijoi dhe veproi nëpërmjet Shoqatës Mbarëkombetare “Bashkimi Antifashist i Shqipërisë”. Në moshën mbi 70 vjeç ai mori rrugën dhe u bashkua si luftëtar në trojet shqiptare të Preshevës-Medvegjës dhe Bujanovcit, duke dhënë kontributin e tij në çlirimin e tyre. Mjaft kuadro deh ushtarkë ju nënshtruan, u servilosën para regjimit të ngritur nga forcat demokratike për të lëpirë një “kockë”, Veli Llakaj i kundërshtoi dhe dolli hapur kundër karakterit jodemokratik të pushtetit që u ngrit në Shqipëri pas viteve 1990.
Origjina e vendlindjes dhe prindrit
Veli Llakaj u lind në fshatin Krahës i Sipërm të Tepelenës, në një familje të njohur në zonë dhe më gjerë. Banorët e Krahësit janë të njohur në trevë sepse kanë disa veçori dhe karakteristika të përbashkëta si mikpritjen, bujarinë dhe trimërinë. Këto karakteristika të çmuara që u kanë rezistuar përpjekjeve dhe luftërave të zhvilluara me pushtuesit, për aneksim dhe asimilim, për të ruajtur identitetin, traditën, zakonet janë kultivuar brez pas brezi për të cilën ata krenohen. Veçori tjetër dalluese e krahëstiotëve është dhe trimëria e cila lidhet me dëshirën për të jetuar i lirë në trojet e tyre, për të ruajtur traditat, zakonet, nderin, dinjitetin dhe pronën e vet.
Këto cilësi i trashëgonte dhe gjyshi i Veliut, Ramadan Llakaj luftëtar në çetat patriotike të kohës të Shahin Kolonjës, Bajo e Çerçiz Topullit në vitet 1901-1908. Edhe babai i tij, Muhameti ishte njeri i ditur, trim dhe me shkollë. Kishte kryer shkollën në Teqenë e Koshtanit te kleriku patriot Baba Ahmeti, për të vazhduar shkollën në Izmir të Turqisë.
Trimërinë Muhameti e shfaqi në luftën për mbrojtjen kundër andartëve grekë në vitet 1913-1914, në atentat kundër komandantit të xhandarmërisë italiane, në Luftën e Vlorës të vitit 1920, në Revolucionin e Qershorit 1924, për të vazhduar gjatë LANÇ-it, si anëtar i këshillit krahinor, partizan në çetën e Mallakastër dhe në çetën “Selam Musai, në batalionin “Baba Abaz”, në grupin e III të Mallakastrës në Zonën e parë Operative Vlorë-Gjirokastër-Mallakastër. Pas çlirimit punon nënkryetar i kooperativës bujqësore dhe në pension kryetar i Veteranëve të Luftës së Dytë Botërore të Krahësit. Ai është vlerësuar me medaljet e Trimërisë, të Çlirimit dhe të Kujtimit. Në këtë mjedis atdhetar lindi, u edukua dhe u shkolluar kuadri i ardhshëm ushtarak Veli Llakaj.

Rrugëtimi i jetës ushtarake
Veliu ka lindur më 18 shkurt 1935 në Krahës të Tepelenës. Që në fëmijëri kishte ëndërruar të bëhej oficer. Ëndrra nisi në vitin 1954, kur ju dha e drejta për të vazhduar studimet në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficereve “Enver Hoxha” në Tiranë. U nis nga Tepelena me një makinë “Zis” të hapur së bashku me Beg Tena, Rebani Shehu, Muharrem Llakaj, Hysen Sakaj, Agim Çipi dhe Enver Pataj, të gjithë për në shkollën ushtarake. Ishte kohe e keqe, me shi dhe stuhi, ndërsa udhëtimi behej në rrugën e vjetër të luftës Tepelenë-Salari-Sevaster-Kotë-Vlorë-Fier-Lushnje-Kavajë-Durrës-Tiranë.
Dha maksimumin në shkollë dhe në përfundim doli me rezultate të shkëlqyera duke marrë gradën e të “togerit”. U titullua oficer dhe u në shkollë në dëtyrën e komandantit të Togës.
Në vitin 1960 emrohet instruktor në Ministrinë e Mbrojtjes, në Drejtorinë e Përgatitjes Luftarake, më pas kryen Akademinë Ushtarake “Mehmet Shehu” në specialitetin gjitharmësh. Pas përfundimit të Akademisë emërohet shef shtabi në Brigadën e Pestë në Vlorë, për të vazhduar oficer drejtimi në Shtabin e Përgjithshëm, komandant i Brigadës së Parë në Tiranë, komandant i Korpusit Shtatë në Burrel, komandanti i Korpusit të Parë të Mbrojtjes Bregdetare në Fier, zëvendësministër i parë i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare për 8 vite rresht.
Në dhjetor të vitit 1974 kryente detyrën e komandantit të Korpusit të Parë të Mbrojtjes Bregdetare, kur Mehmet Shehu i komunikoi detyrën e zëvendësministrit të Parë të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Pranë Mehmet Shehut ka punuar për drejtimin e ushtrisë nga dhjetori i vitit 1974 deri në dhjetor të vitit 1981, kur ai vrau veten. Veli Lakaj shikonte tek figura e Mehmet Shehut njeriun e gjithanshëm, tepër i zgjuar, poliedrik, i aftë në politike, diplomaci, ekonomi dhe në mënyrë të veçantë në anët ushtarake. Në fushën ushtarake, e njihnte dhe e zotëronte në perfeksion si problemet operativo-strategjike, ashtu edhe problemet e stërvitjes së vogël. Kur diskutoje me Mehmet Shehun, duhet të mateshe e mendoheshe mirë. Ishte tepër shoqëror e miqësor, human dhe dashamirës me kuadrot e ushtrisë, pavarësisht se dukej i rëndë. Një nga tiparet e rëndësishme të Mehmet Shehut ishte urrejtja e tejskajshme për servilët, konformistet, hileqarët. Ai kërkonte gjithmonë që secili të shfaqte hapur mendimin e gjykimin e tij, ashtu si e ndjente ai. Madje në disa raste, Mehmeti paraqitej tepër dashamirës me ata që e kundërshtonin në mendimet e tij, pavarësisht se si mendonte vete ai.
Të gjitha këto kujtuan miqtë dhe shokët e tij në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të Veli Lalkaj, njeriut që luftoi për patriotizëm dhe atdhedashuri, për të ruajtur dinjitetin dhe vlerat e Forcave të Armatosura, për të cilat kishte një dashuri dhe respekt të veçantë.
Veli Lakaj pas la dhe shumë libra, monografi dhe shkrime të cilat janë një vlerë për studimin e rrugës së ushtrisë shqiptare në atë periudhë kur punuan, drejtuan dhe përgatitën mbrojtjen e Atdheut.

Kush ishte?
Veli Llakaj lindi më 18 shkurt 1935, në Krahës të Tepelenës. Në vitin 1951 mbaron shkollën 7-vjeçare në vendlindje. Në vitet 1951-1954 punoi në gjeologji e tregti në Memaliaj. Në vitin 1954 shkon student në SHBO të cilën e mbaron më 1957 me rezultate të shkëlqyera dhe i jepet grada më e lartë, toger. Me mbarimin e shkollës në vitin 1957 emërohet në SHBO komandant toge, detyrë të cilën e kryen deri në vitin 1960. Ndërkohë ka mbaruar dhe gjimnazin “Qemal Stafa”, po në Tiranë. Në vitet 1960-1963 punoi instruktor në Drejtorinë e Përgatitjes Luftarake në MMP; në vitet 1963-1966 kryen AU; në vitet 1966-1967 shef shtabi i Br5S Vlorë; në vitet 1967-1968 oficer drejtimi pranë SHP; në vitet 1968-1971 është komandant i BrLK, Tiranë; në vitet 1971-1972 në Akademinë e SHP dhe komandant i Korpusit të Burrelit; në vitet 1972-1974 komandant i Korpusit të I të Mbrojtjes Bregdetare, Fier; në vitin 1974 emërohet zëvendësministër i parë dhe shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, detyrë të cilën e kryen deri në vitin 1982. Më 13 tetor 1982 në Komitetin Qendror i bëhet gjyqi politik si “puçist” e bashkëpunëtor i Mehmet Shehut dhe dërgohet në Cërrik. Në vitet 1978-1982 deputet i zonës së Kurveleshit të Sipërm në Tepelenë. Në vitet 1975-1982, një nga 5 anëtarët e Këshillit te Lartë të Mbrojtjes.
Veli Llakaj për Mehmet Shehun
“…Kam qenë për 8 vite rresht, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe zëvendës i Mehmet Shehut që ishte Kryeministër dhe njëkohësisht Ministër i Mbrojtjes. E kam njohur nga afër Mehmet Shehu, njiheshim e shkonim dhe familjarisht. Ishte dhe mbetet strategu më i madh i ushtrisë sonë. Është folur shumë pas ndarjes së tij nga jeta, për vrasje e vetëvrasje. Ka që thurin dhe e çojnë këtë tragjedi në kufinjtë e legjendës. Kam qenë personi afër tij dhe njeriu që ishte ndër të parët në piramidën ushtarake që u ndëshkuan pas shpalljes së Mehmetit ‘armik‘. Për mua, Mehmeti u vetëvra nga sedra, pasi nuk duronte ta gjykonin në Byronë Politike dhe opinion njerëz të paaftë…!”
Kështu shkruan në ditarin e tij Veli Llakaj, ish Shefi i Shtatmadhorisë Shqiptare në vitet 1974-1982 dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Mehmet Shehut.

Ore Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj nje pyetje kam.
Ne cilin vit eshte cliruar Medvegja, Presheva dhe Bujanovci nga gjenerali 70 vjecar?
Lere hashashin se te ben dem per fiqirin.
si e thua dhe it
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
ja ka futur pak si kot më së koti!!
“Në moshën mbi 70 vjeç ai mori rrugën dhe u bashkua si luftëtar në trojet shqiptare të Preshevës-Medvegjës dhe Bujanovcit, duke dhënë kontributin e tij në çlirimin e tyre.”
nuk e vë në dyshim atë që ka bërë por qënuk duhet të ketë qënë lugina e preshevës dhe bujanovci!!
të paktën nuk janë të çliruara akoma!!
ndoshta është një “lapsus” pak si i gjatë!
Tezat e zeza nuk duhet te jene tabú.
Duke e bere “popullin ushtar”, Envër Hoxho harroi (me sakte nuk kishte aspak formim ushtarak, apo mendje ushtarake), se duhet te kesh edhe oficiere, e gjenerale.
Te gjitha veprimet tregojne se si paturpesisht, ushtria shqipetare inteferohej ne menyre permanente nga sovrani.
Qe te kesh nje ushtri te rregullt te mire, duhet qe te kesh kaluar qofte fazen e konfidencialitetit, qofte fazen e sigurimit dhe shperndarjes se ushqimeve e te mirave materiale per popullin.
Tani me tregon dot kush, se kemi qene mire kur ishim si Koreja e Veriut, pa arme berthamore sot, apo tani si Siria me largime masive.
Do menduar kjo puna e puç puçit ushtaraK!
Po pse mer DiPak, kush ishte dora e zgjatur e enver hoxhes? Nuk ishte mehmet shehu, si pas vdekjes se hysni kapos, gjate “puçit” te ’74, apo me mbjelljen e çmendur me qendra zjarri te territorit te vendit? Poliagjent mehmeti, kryeagjent enveri. Mbajini me shendet.
1dore kish envëri, ate qe fshinte menderen.
Me tjetren shtype te drejtat e çdo njeriu brenda ne Shqiperi. Jashte nuk ia mbante bitha.
Po flas qe me ndihmen e nje ushtrie te çakorduar nga pikpamja e funksionit, pasi siç dihet keta ishin guerrilsa, dhe me ndihmen e gjykates LEPE PEQE, si dhe te gjithe ata qe s’kishin pune tjeter me jeten e tyre perveçse te ishin spiune (te 5-te llojet), te bindur dhe te perkushtuar te partise qe edhe femijet e tyre u pelqente tashne termi kelysh komunisti. Ky eshte mohimi i kerkimit te lumturise i çdo individi, qe bashke me “mohimin” e fese qe i dukej konkurent e armik i brendshem solli qe tani mbas 30 vjetesh te fillojne te shprehen keta nga varret e kuq. Ku jane sot gjithe ata viktima e te pushkatuar te ketij sistemi? Po shtypesit e perzier me disa nga ata qe luftuan vertet per liri ku jane? Po Qemal Borgjezin pse e vrane mbas shpine? Po fund konspiracionit “te fundit” qe na solli teodemokracine, kur dhe do t’i jape valle?
E kaluara NUK i jep dot fund.
Fundi i TE KALUARES, o vjen tani qe perjetuat nje fragment te fytyres se vertete te diktatures me pandemine ose
E ARDHMJA ju pret me nje puç puçi ushtarak.
A more Bernard , more Bernard , po ç’ke more me Veliun , pse s’e lë rehat atje ku ka vajtur !?
Ndjesë pastë Veliu !
Veliu ishte produkt i kohës që jetoi…..dhe koha qe shumë e trazuar …politika në plan të parë , ushtri pa jerarki , komandë me tri koka – sekretar , komisar , komandant , fletë- rrufetë kundër komandantit, dhënie llogari para ushtarëve…një kaos total , një çorganizim i organizuar , i ligjeruar….një ushtri që drejtohet me fjalime….
Veliu qe besnik i Mehmetit , më pas erdhi një Abazi , besnik i Hysniut…..s’ka rëndësi aftësia , bollë të ishte besnik i personit ….
Ky kaos shpërtheu si bombë në ushtrinë e vitit 1997 që s’qe në gjëndje të ruante as depot e armëve nga bandat “ demokratike” .
Bernard , mos na hap barkun , aman !
Që të jeshë i suksesshëm , të jeshë adekuat, veçanërisht në sektorë me rëndësi jetike për atdheun , siç është ushtria , duhet të keshë kulturë të thellë të përgjithshme .
Prapa gjenialitetit ushtarak të Aleksandrit të Madh , qëndrojnë mësimet e Aristotelit .
Kështu thoshte gjenerali de Gol !
Pati bollë halle ajo ushtri , por , sot jemi “rehat” se s’kemi ushtri fare !
Kam patur fatin që ta njoh personalisht ushtarakun shqiptar, Gjeneral Veli Llakaj, si dhe të mësojë shumë nga arti i luftës. Atëmëmëdhedashuria që rrezatonte nga bisedat dhe ligjërimet Gjeneralit, mbeten kujtim i përjetshëm për mua dhe për shumë bashkëluftëtarë të radhëve të Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës!
Lavdi jetës dhe veprës së Gjeneral Veli Llakaj!
Kam patur fatin që ta njoh personalisht ushtarakun shqiptar, Gjeneral Veli Llakaj, si dhe të mësojë shumë nga arti i luftës. Atëmëmëdhedashuria që rrezatonte nga bisedat dhe ligjërimet e Gjeneralit, mbeten kujtim i përjetshëm për mua dhe për shumë bashkëluftëtarë të radhëve të Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës!
Lavdi jetës dhe veprës së Gjeneral Veli Llakaj!
Kam patur fatin që ta njoh personalisht ushtarakun shqiptar, Gjeneral Veli Llakaj, si dhe të mësojë shumë nga arti i luftës. Atëmëmëdhedashuria që rrezatonte nga bisedat dhe ligjërimet e Gjeneralit, mbeten kujtim i përjetshëm për mua dhe për shumë bashkëluftëtarë të radhëve të Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës!
Lavdi jetës dhe veprës së Gjeneral Veli Llakaj!
Ka qene ne funksine te larta dhe grada gjeneral i takonta. por ne ushtrin shqiptare nga viti 1966 deri ne vitin 1992 nuk ka patur grada,Grada gjeneral jepet me dekret dhe ndoshta e ka marr pas vitit 1992 nga z Berisha,qe une nuk e besoj.