Nga Dhimitër Shtëmbari
Me rastin e dekorimit të Nexhip Vinçanit me Urdhrin “Nderi i Kombit”
Pak kohë më parë Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta, dekoroi me Urdhrin “Nderi i Kombit” (pas vdekjes) Gjeneral – major Nexhip Vinçanin, ish komandant i Brigadës IV Sulmuese Partizane. Ishte një kërkesë këmbëngulëse e Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë për një nderim të tillë të këtij antifashisti të shumënjohur të Korçës.
Në motivacionin që shoqëronte këtë dekoratë të lartë, ndër të tjera thuhej: “Në vlerësim të kontributit të shquar në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe tërësisë territoriale të shtetit shqiptar.
I dalluar për guxim, përkushtim dhe aftësi drejtuese gjatë LANÇ-it, si njëri prej luftëtarëve të parë të njësiteve dhe çetave partizane, deri komandant ushtarak i Brigadës IV Sulmuese…”.
Mbas çlirimit u ngrit deri zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të ish Ushtrisë Popullore.
Por…nga kjo lartësi ushtarake, i futur në vorbullën e luftës absurde të klasave, sikteriset i braktisur në një fshat të thellë të ish rrethit të Gramshit!
Filizë e dalë prej një trungu të shëndoshë
Siç shkruhet në një monografi tepër interesante të Kolonel Arian Dervishit (Vinçanit), Nexhipi u lind në fshatin Vinçan të ish rrethit të Korçës më 10 gusht të vitit 1916, domethënë 105 vjet më parë.
Nexhipi nuk ishte fëmijë si dokudo, por ishte djali i atdhetarit të shquar, Kareman Vinçani. Nga ana e tij, Karemani ishte një figurë e shquar jo vetëm në fshat e në zonë, por shumë më gjerë. Ishte burrë i fismë. Rasti e pat sjellë që të ndeshej me forcat e Haxhi Qamilit. Jo rrallë diskutonte e bënte plane në të mirë të atdheut me Rilindës të kohës. Me Themistokli Gërmenjin, Bajo Topullin e Mihal Gramenon. Mik i Fan Nolit, ai do të ishte pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjës si një nga përfaqësuesit e nënprefekturës së Korçës.
Edhe pse i moshuar, Karamani do të ishte, së bashku me djemtë, antifashistë i orëve të para. Madje do të zgjidhej edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar.
At e bir, Karamani dhe Nexhipi, kanë qenë pjesëmarrës aktivë në luftën heroike për çlirimin e atdheut.
Në rrugën drejt formimit si njëri me përmasa intelektuale
Mësimet e para Nexhip Vinçani i mori në vendlindje, në Vinçanin e tij të dashur. Si djalë i një fshatari të pasur, u dërgua të vazhdonte mësimet në Liceun Francës të Korçës. Nxënës me interesa të gjëra për dije e kulturë, pasi e ndërpreu Liceun shkoi për të vazhduar mësimet në Shkollën Mbretërore Ushtarake në Tiranë, ku mundi të hedhë bazat e para si ushtarak i ardhshëm.
Për të plotësuar edhe më tej dijet, futet në Gjimnazin Shtetëror të Tiranës dhe, pak kohë më pas, për t’i përfunduar ato shkon në Shkodër, ku përfundon në vitin 1939 mësimet e mesme në Gjimnazin Klasik të këtij qyteti. Këto do të njihej dhe do të krijonte miqësi me Qemal Stafën, Sadik Bekteshin e të tjerë.
Me mbarimin e arsimit të mesëm, Nexhipi endi edhe të tjera ëndrra për të ardhmen e vet. Dhe i ati, nuk ia prishi. E dërgoi në Romë për studime të larta, për jurisprudencë. Kur ende nuk kishte mbaruar tre vjet studime, ndërgjegjja atdhetare e shtyu të kthehej në atdhe: kishte nisur rezistenca e fuqishme kundër pushtuesve fashistë. Në këto kushte, Nexhipi nuk mund të qëndronte larg atdheut, mbi libra.
Dhe, së bashku me antifashistin tjetër të njohur, Pëllumb Dishnica, kthehet në atdhe me mision antifashizmi.
Drejtues i talentuar i LANÇ në qarkun e Korçës dhe shumë më gjerë
Me t’u kthyer nga Roma, Nexhip Vinçani menjëherë u lidhë ngushtë me antifashistët e krahinës së Korçës. Si gojtar që ishte, nisi të organizonte konferenca politike nëpër fshatra. Si djalë beu, ca më shumë si shkollar që qe, fitoi besimin e atyre me të cilët fliste. I bëri për vete. Dhe së toku me shokë nuk vonoi të krijonte njësite të shumta të armatosura.
Më vonë, së bashku me militantë të tjerë të njohur punoi për organizimin e rreth pesëmbëdhjetë çetave partizane.
Gjithmonë me shokë dhe asnjëherë i ndarë prej tyre, Nexhip Vinçani punoi pa u lodhur edhe për krijimin dhe forcimin e këshillave nacionalçlirimtare të fshatrave e të krahinës.
Mbas krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH, sidomos mbas shtatorit të vitit 1943, Nexhip Vinçani vazhdoi të ndihmojë shumë për krijimin e batalioneve partizane, si për atë “Ali Këlmendi”, “Çlirimi”, për batalionin partizan të Mokrës, ato “Skënder Çaçi”, “Fuat Babani”, “Tomori”, të Vithkuqit etj. Tashmë djali i Karaman Vinçanit do të ishte jo thjesht një emër i njohur, por edhe një figurë shumë e respektuar në tërë qarkun e Korçës.
Në Brigadën e Parë Sulmuese Partizane, që do të formohej më 15 gusht të vitit 1943 në Vithkuq të Korçës, thuajse mbi 60 për qind e efektivit përbëhej nga partizanë të Qarkut të Korçës. Dhe për këtë pjesëmarrje të gjerë në këtë formacion të lavdishëm partizan nuk mund të mos kishte merita edhe studenti i ardhur nga Roma, tashmë i shndërruar në një drejtues të talentuar të LANÇ për tërë qarkun e Korçës.
Komandant i lavdishëm i Brigadës IV Sulmuese Partizane
Pas krijimit të tri brigadave të para, i vinte radha të përurohej e katërta. Dhe fati e solli që të përurohej vetëm tri ditë para ardhjes së Vitit të Ri 1944, domethënë në 28 dhjetor të vitit 1943.
Po komandant i Brigadës?
E cilin tjetër, veç Nexhip Vinçanit do të mund të caktonte Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH.
Po komisar!
Gojëzjarrti Pëllumb Dishnica.
Përurimi i Brigadës IV Sulmuese Partizane nuk u arrit të bëhej. Situatë lufte. Operacioni Armik i Dimrit vazhdonte me egërsi. Formacionet partizane vinin në pikën e grumbullimit, mësonin detyrat dhe merrnin rrugën e malit për luftë kundër nazistëve.
Luftimet e përgjakshme të Brigadës IV Sulmuese kanë qenë të shumta dhe fitimtare. Sa shumë luftime ka drejtuar komandant Nexhipi! Në krahinën e Korçës, Kolonjës e Pogradecit, në Qarkun e Beratit e në zonën e Skraparit etj. Llogaritar në kohë, Brigada IV ka kryer 255 ditë luftime! Llogaritur në hapsirë ka kryer marshime luftarake në më shumë se 220 km. Në përbërje të Divizionit të I-rë Sulmuese ka kryer luftime të rrepta nga jugu, Shqipëria e mesme e deri në veri, duke përballuar me sukses ofensivën e forcave armike në zonën e Matit dhe të Dibrës.
Beteja më e lavdishme e forcave të Brigadës IV Sulmuese është ajo për çlirimin e kryeqytetit të Shqipërisë. Brigada IV qe caktuar të sulmonte nazistët në pjesën jugore të Tiranës, aty ku sot ndodhen Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në kodrat në jugperëndim të qytetit e deri në Kodrat e Kombinatit të Tekstilit. Theksojmë, se Nexhipi qe zgjedhur nënkomandant i Shtabit Operativ për çlirimin e Tiranës.
I sikterisur nga radhët e Ushtrisë, u bë viktimë e luftës absurde të klasave
Mbas çlirimit të atdheut Nexhip Vinçani do të caktohej në detyra shumë të rëndësishme në radhët e Ushtrisë, të cilat do t’i kryente me shumë sukses. Nuk do të vononte dhe do të dërgohej në Akademinë “Voroshillov” në ish Bashkimin Sovjetik, të cilën e mbaroi me rezultate të larta.
Do të kalonin vite dhe, si edhe disa të tjerë, rreth tij do të krijohej ftohtësia, do të izolohej e do të nënvleftësohej si kuadër, duke u emëruar në detyra të ulta, fyese për të, derisa një ditë do t’i zhvishnin uniformën e ushtarakut të lartë! Tashmë Gjeneral – majori, me aq shumë kontribute në Luftë dhe në detyrën për forcimin e Ushtrisë do të dërgohej drejtues ndërmarrjesh ekonomike në Myzeqe! Dhe nuk do të vononte, teksa ishte në pension, arrestohet, akuzohet në procese gjyqësore për agjitacion e propagandë dhe, më në fund, dërgohet të jetonte i braktisur në një fshat të thellë të rrethit të Gramshit.
Nexhip Vinçani qe nga ata komandantë që luftoi deri edhe ballë për ballë me armiqtë. Dhe nuk ishte rastësi që gjatë një lufte të përgjakshme për çlirimin e Pogradecit një plumb e kishte shpuar në bark, plumb që i “fjeti” tërë jetën në mish.
Dhe ai u varros së bashku me atë plumb, si për t’u lënë pasardhësve të vet një mesazh të fuqishëm:
Edhe plumbin e pata mundur.


Nje shqiptar me tru ne koke,,duhej ta dinte se partia komuniste qe fshihej pas frontit nac-cl,,u formua nga serbet dhe drejtohej nga serbet .
Duhej te dinte se mekembesi i serbeve ishte nje urjahip,qe drejtonte lufte Vellavrasese dhe jo lufte clirimtare.
Sirenat e Alarmit rane me kohe,,qe vrasjen prapa kraheve te rinise vlonjate,,te ashtuquajturit FRAKSIONI I VLORES…
Nuk e kuptonte Nexhip Vincani se nje dite do t`i vinte radha edhe atij si komandanteve te brigadave dhe njesive partizane?
Nuk e kuptoi ky komandant brigade se Prishja e Marreveshjes se Mukjes ishte urdher i shqiptarvrasesve serbo-malazes,qe shqiptaret mos bashkoheshin mes tyre dhe ta harronin Kosoven,,ashtu si ndodhi?
Po nuk u be njeri burre prej ketyre komandanteve dhe komisareve te bente AKTIN HEROIK TE MESUESIT KOSOVAR HAKI TAHA,qe mori patllaken dhe ja numuroi ne lule te ballit,organizatorit te Luftes vllavrasese midis shqiptareve,,Miladin Popovicit.
Po si nuk u be burre nje prej ketyre t`ja numuronte Urjahipit enver hoxha ,qe te shpetonte Shqiperia dhe ata vete nga tradhtia kombetare.
Pershendetje z.Demo.Nexhip Vincani gjate luftes se dyte boterore u rrjeshtua ne frontin antifashist krahas fuqive te medha.Nga viti 1945 deri 1949 vazhdoi shkollen e larte ushtarake.Karieren si ushtarak e vazhdoi nga viti 1949 deri 1957.Pra 8 vjet.Gjate kesaj periudhe me familjen dhe plackat ne krah ka levizur nga Tirana ne Elbasan, nga Elbasani ne Tirane, nga Tirana ne Gjirokaster dhe nga Gjirokastra ne Durres.Ne vitin 1957 u debua nga Durresi ne Lushnje.Kaq ishte kariera e tij si ushtarak.Per veprimet e tij te mencura si ushtarak gjate luftes te dyte boterore ai fitoi simpatine e emisareve aleate.Kapitani italian Mario Fantuzzi i bashkuar me brigaden qe udhehiqte Nexhip Vincani, ne nje liber te shkruar pas lufte shprehet “Manovra e ideuar nga komandant Vincani ishte zgjedhur persosmerisht dhe kishte qene nje perle e artit ushtarak .Gjeneral Azzi dhe oficeret britanike e uruan sinqerisht dhe ngrohesisht ate”Kurse vete gjeneral Azzi{ anglez} ka thene per te vite me vone se ishte fat per ushtrine partizane shqipetare qe kishte nje komandant si Nexhip Vincani. Une mendoj se duhet t’ja leme historianve te shkruajne historine e vendit tone ne vite bazuar ne fakte dhe dokumenta. Dhe per ta mbyllur, vlen te permendet se, kur je ne lufte perballe me italianet dhe gjermanet dhe te fershellejne plumbat dhe te plagosesh , nuk ke kohe te mendosh per gje tjeter , po vetem si te mundesh armikun.
Nexhip Vincani, nje figure kaq e larte historike, nderon edhe vete dekoraten me te cilen eshte vleresuar.
Pershendetje z.Demo.Nexhip Vincani gjate luftes se dyte boterore u rrjeshtua ne frontin antifashist krahas fuqive te medha.Nga viti 1945 deri 1949 vazhdoi shkollen e larte ushtarake.Karieren si ushtarak e vazhdoi nga viti 1949 deri 1957.Pra 8 vjet.Gjate kesaj periudhe me familjen dhe plackat ne krah ka levizur nga Tirana ne Elbasan, nga Elbasani ne Tirane, nga Tirana ne Gjirokaster dhe nga Gjirokastra ne Durres.Ne vitin 1957 u debua nga Durresi ne Lushnje.Kaq ishte kariera e tij si ushtarak.Per veprimet e tij te mencura si ushtarak gjate luftes te dyte boterore ai fitoi simpatine e emisareve aleate.Kapitani italian Mario Fantuzzi i bashkuar me brigaden qe udhehiqte Nexhip Vincani, ne nje liber te shkruar pas lufte shprehet “Manovra e ideuar nga komandant Vincani ishte zgjedhur persosmerisht dhe kishte qene nje perle e artit ushtarak .Gjeneral Azzi dhe oficeret britanike e uruan sinqerisht dhe ngrohesisht ate”Kurse vete gjeneral Azzi{ anglez} ka thene per te vite me vone se ishte fat per ushtrine partizane shqipetare qe kishte nje komandant si Nexhip Vincani. Une mendoj se duhet t’ja leme historianve te shkruajne historine e vendit tone ne vite bazuar ne fakte dhe dokumenta. Vlen te permendet se, kur je ne lufte perballe me italianet dhe gjermanet dhe te fershellejne plumbat dhe te plagosesh , nuk ke kohe te mendosh per gje tjeter , po vetem si te mundesh armikun.
I nderuar Dhimiter Shtembari,me te lumte ajo mendie komanduar ate dore,sjelle kete figure te shquar te Luftes N, Cl sa nje jete pas saj-atdhetar,kuader i ushterise sone,te nderuarin Komandant Gjeneral= Nexhip Vincani.Si 85 vjecar rritur mes krismave te asaj lufte clirimtare,e kujtoj me nostalgji,(pavarsisht trajtimit ne vite nga pseudo-atdhetre),nga goja nuk e Hiqnin prinderit tane, bashjeluftetare mes Brigateve Partizane, qe vepruan ne Dangelline Naimjane,krah Kollonjes-Skraprit- Parmetit me Kurveleshin dhe Vloren te PV te Ismail Qemalit..
I perjetshe kujtimi i Luftetareve te LIRISE e PV,atdheut.