Shkencëtari Stephen Hawking paralajmëron njerëzimin që të bëjë kujdes, sa i përket jetës së mundshme jashtëtokësore.
Hawking thotë se ne mund të jemi duke përdorur një metodë më të prapambetur sesa alienët, për të rënë në gjurmët e tyre. Deklaratën, shkencëtari e bëri në dokumentarin me titulli, “Vendet e preferuara të Stephen Hawking”.
Sipas tij njerëzimi rrezikon që të përballet me një civilizim më të evoluar që mund të mos ketë një fund të mirë.
Fizikanti Hawking ka bërë profeci të shumta në lidhje me rritjen e shfrenuar e teknologjisë, gjë që çon në zhdukjen e racës njerëzore.
Pak kohë më parë Hawking sëbashku me një grup të tjerë shkencëtarësh prezantuan projektin “Starshot Project”, me anë të së cilit ata shpresojnë që të dërgojë robotë të vegjël në sistemin diellor më të afërt, “Alpha Centauri”, 25 trilion milje larg. Për të mbërritur atje në rrugë normale do të duheshin 30 mijë vite, por projekti i ri shpreson që falë përdorimit të raketave të vogla të mbërrijnë për 20 vite.
Shkencëtarët besojnë se sistemi “Alpha Centauri” mund të ketë një planet të ngjashëm me tokën që mund të gjendet në “zonat e tij të banueshme”.
Ky projekt ambicioz kërkon të zbulojë sekrete të mëdha të universit dhe do t’i lejojë njeriut që të fotografojë vende ku mund të ketë kushte të përshtatshme për të jetuar.

Alienet nuk jane vetem ne sistemin diellor te “Alpha centaurit” por edhe ne sistemet tjera te pafundem. Keshtu mendonte edhe Gjordano Bruno.Shkencetaret thone se ne Galaksine tone jane 200.000 yje cka do te thot se jane aq alpha centaure dhe, ngat mendesh, mund te supozohet se ne secilin prej tyre mund te kete jete, pavaresisht nga forma e tyre.Pra nuk jemi te vetem dhe nqs. ata jane te civilizuar atehere nuk kemi arsye te frigohemi.per kundrazi ata duhet te na kene frigen sepse ne jemi gjithenje ne lufte per ruajtjen e llojit. Fenomenet dhe befasite gjithenje ndodhin dhe nuk eshte cudi qe nga padituria e shkences te kemi ndonje befasi negative gjate hulumtimeve ne KOSMOS.Mendohet se gazerat jane rregullatoret themelor ne te gjitha sistemet ne Gjithaesi per kete ndonje befasi e pa pritur mund te vie nga proceset e panjohura kimike te gazerave.
Te shpresojme se me te vertete vizitoret nga Gjithesia jane te nje civilizimi te larte!