Gjeni diçiturën

editor

GJENI DIÇITURËN është një lojë që ka nisur në fund të muajit dhjetor në DITA në versionin print. Njëherë në javë redaksia zgjedh diçiturën më të goditur dhe dhuron një orë dore Jacques Lemans.  Botohen gjithashtu në print edhe një përmbledhje me  përgjigjet më të mira.

Kjo është karikatura e javës së tretë. Për karikaturën e javës që sapo u mbyll pas votimit në redaksi, më shumë vota për mori diçitura e nënshkruar “I.Rekaj Shkodër” e dërguar nga numri: 0694104123:

1 – Dëgjoni shkrepëset e mia, e patë si u dogj kush doli nga kutia?!

Meqë një nga fituesit e javës së kaluar nuk u paraqit, sipas rregullave të lojës, dhurata e tij i kalon kësaj jave. Kështu që fitues shpallet edhe vendi i dytë me më shumë vota i kësaj jave. Bëhet fjalë për diçiturën e nënshkruar Krenar Cani, Vlorë, e dërguar nga numri 0695360264:

2 – Zeusi unë jam / Zjarrin brenda kam / Unë ju dhashë pushtet / Unë dhe mund t’ju djeg. 

Dy fituesit duhet të paraqiten në redaksi deri të mërkurën në orën 17.30 për të tërhequr dhuratat: Dy orë dore të markës Jacques Lemans. Me vete duhet të kenë një dokument identifikimi dhe numrin e telefonit prej ku është dërguar mesazhi.

Nëse jetoni në Shqipëri në lojë mund të merrni pjesë edhe nëpërmjet diçiturave online.  Së bashku me diçiturën, shkruani Emrin, Mbiemrin dhe numrin e telefonit.

Share This Article
47 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *