‘Gjeniu i mashtrimit’ që arriti të shiste kullën Eiffel

Ornela

Një gjeni i mashtrimit. Ky person, i njohur me emrin e artit Victor Lustig (emri i vërtetë nuk dihet) lindi në 1890 në një qytezë të Bohemisë. Në vitin 1925 realizoi mashtrimin që e bëri të famshëm.

Kulla Eiffel ishte në kushte të këqija.

Lustig shtiu në dorë letra të bardha me kokën e Ministrisë së Postë Telegrafit, enti përgjegjës për Kullën, u shtir si një funksionar i lartë dhe u dërgoi shkresa tregtarëve kryesorë të hekurit, ku u shpjegonte se Kulla do të prishej dhe mbetjet e saj do të hidheshin në ankand.

Një prej tregtarëve e hëngri karremin dhe i dorëzoi Lustigut një valixhe me 250 mijë franga, në përpjekje për ta korruptuar para ankandit.

Disa muaj më vonë Lustig e përsëriti mashtrimin, por u zbulua dhe u detyrua të largohet për në SHBA, ku vazhdoi të mashtrojë, por edhe u arrestua, u dënua dhe u mbyll në burgun federal të Alkatrazit, deri kur vdiq në vitin 1947.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Mire kete,por pse nuk jepni rastin e ndodhur ne Shqiperine e para ’90 qe nje person me emrin Tit pazari,shiti kullen e sahatit ne Tirane!
    Atehere kjo ngjarje beri buje,apo nuk e dini kete fakt?

    • Tit pazarin ose Tit mashtrusin e kom pas komshi. Ai ishte i pa-arritshem. Kulla e sahatit nuk ishte e vetmja. Sa katunar e kan honger prej tij si ‘gjeodezist’, prane katuneve qe mendohej se do te kalonte treni hahahahahah

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *