Gjenocidi dhe Shteti Islamik

Dita

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Sekretari i Shtetit John Kerry është duke studiuar përkufizimin ligjor të gjenocidit dhe do të marrë një vendim “së shpejti” nëse mizoritë e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri përputhen me këtë përkufizim. Një përcaktim gjenocidi nga Shtetet e Bashkuara kundër grupit terrorist mund të përgatisë terrenin për veprime shtesë amerikane apo ndërkombëtare kundër ISIS-it.

Administrata Obama mund të vihet përpara presioneve të reja për t’u përgjigjur ndaj vrasjeve masive, prerjet e kokave, përdhunimeve dhe krimeve të tjera të kryera nga militantët e Shtetit Islamik, pas votimit në Dhomën e Përfaqësuesve për t’i cilësuar këto krime si gjenocid.

“Jo vetëm që po ndodh një padrejtësi e rëndë në Lindjen e Mesme ndaj njerëzve, të krishterëve, jazidëve dhe pakicave të tjera fetare që kanë çdo të drejtë të jenë në tokën e tyre si gjithë të tjerët, por ky është një kërcënim kundër vetë qytetërimit”, tha ligjvënësi Jeff Fortenberry.  

Analistët thanë se Departamenti i Shtetit mund të përgjigjet ndaj krimeve të Shtetit Islamik pa i etiketuar ato si gjenocid duke vendosur se ka prova të mjaftueshme për të hetuar ato që ka bërë grupi dhe për të ngritur akuza kundër tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *