Gjeografia tregtare e Shqipërisë: I largohemi ndjeshëm Italisë dhe Greqisë, por i afrohemi Turqisë

Ori

Në muajin Tetor 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Tetor 2018 janë: Spanja (3,7 %), Gjermania (4,1 %), dhe Maqedonia (3,5 %).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-6,7 %), Kosova (-9,1 %) dhe Greqia (-18,5 %).

Gjatë këtij dhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova (12,9 %), Gjermania (5,8 %), dhe Kina (13,7 %).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-2,6 %), Spanja (-13,3 %)  dhe Greqi (-4,6 %).

Importet

Në muajin Tetor 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Tetor 2018 janë: Turqia (+20,5 %), Greqia (+9,5 %), dhe Gjermania (+0,5 %).

Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-10,1 %), Kina (-1,5 %) dhe Spanja (-64,0 %).

Gjatë këtij dhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kina (14,5 %), Turqia (11,2 %) dhe Greqia (8,1 %).

Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-6,0 %), Gjermania (-7,5 %) dhe Rusia (-12,4 %) – raporton Scan.

 

o.p. / dita

Share This Article
6 Comments
  • Kjo vjen sepse Lira Turke eshte zhvleresuar me 60% kundrejt Dollarit dhe Euros. Thjesht rrit ndjeshem hapesiren e fitimit per tregtaret e importuesit.

  • Fillojeni me Toponimet Historike,me Alfa-Batin Greke dhe jo me mallrat Greke ju te ashtuquajture Al-banians te dale nga Periudha Osmane.
    Alf-abetin ha quani Sull-tan,Shen qe eshte nga Saint latinisht ta quani Hoxhe Efendi.
    FjaleTopo-onoma nuk egziston ne gluhen e bukur (glosa buatiful) “shqipe” se vend eshte (este) copy kopjuar nga land,kurse emer este copy nga onoma,name etj.
    Agios Saranden,apo Agia Sofia ne Hoxhe Efendi,se Shen eshte nga Saint qe thame me l’arte (alto).
    Dhe (and) do shikoni ju,(see you) “Pellazget” qe do i perkisni nje tribe zulu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *