Gjeologu Thanas Nasto dhe të tjerët

redaktor

Pranvera, pa dyshim është stina më e bukur e vitit. Natyra zgjohet nga gjumi i dimërit sikurse njerzit. Gjeologët përgatiten për të dalë në terren, po nuk harrojnë të marrin ҫantat me hartat e rajonit, blloqet e shënimeve, busullat, çekiçin… Për mua ka qënë kënaqësi e veçante dalja në fushë, sepse ballafaqohesh direkt me gjeologjine ”e gjallë”. Po, ja dhe diҫka intime, familjare. Në muajin Mars unë kam ditëlindjen të cilën e kam festuar si zakonisht në rrethin familjar, por jo rrallë dhe me kolegët e punës. Po në muajin Mars të vitit 1975 unë me disa kolegë të mi, u përjashtuam nga institute. Pra ky muaj mbetet i paharruar për familjen time, sepse mplekset pranvera, dite lindja ime dhe… persekutimet moniste.

Në një atmosferë të tensionuar, një dite, në nje nga ambientet e institutit, u mblodh organizata bazë e partisë. Ngjarjet u zhvilluan sipas skenarit të përpiluar nga diktatura e pamëshirshme komuniste Ajo nuk ishte mbledhje e zakonshme mujore, por special, sepse organizohej me urdhër të komitetit të partisë të rrethit, pa tjetër në bashkpëunim me degën   e brendshme.

Ajo nuk ishte mbledhje e organizatës bazë të partise por një seancave gjyqësore, për të ndëshkuar antarët e saj. Gjeologët ishin në qëndër të goditjeve me akuza të sajuara. Në sallën e madhe, aty ketu, dalloheshin fytyra të panjohura, të “delegateve”, ata të sigurimit të shtetit të cilët lëviznin kokën sa majtas-djathtas, para dhe mbrapa, sikur ti kishin vendosur në kushineta. Njëri prej tyre në mënyrë brutale, më diktoi vëndin ku të ulesha. Unë u ula pa berë naze, ndërsa në krahun e djathtë ngjitur me mua u ngul i pa njohuri. Pas meje, anës murit kishin zënë vënd shokët e mi, Rrapo Ҫela , Thanas Ziu etj. Në të majtën time, dy- tre rradhë para ishte ulur Koço Plaku, ndërsa prapa tij ishin ulur Beqir Aliaj, Protoko Murataj.

Fytyrat e panjohura dalloheshin nga veshja dhe nga lëvizjet e shpeshta të kokës. Ata kishin pamje serioze. Në këto rrethana, seicili prej nesh mendonte për vehten e tij. A do të dilte “pa u lagur” nga kjo mbledhje me ujë të qelbur, sepse prej disa ditësh, pëshpëritesh për veprimtari armiqësore në ekonomi, veçanërisht në naftë, por asgje nuk dihej me saktësi. Në këtë periudhe unë kryesoja ekipin e paleogjeografisë. Në përberjen e grupit ishin kolegët e mi: Rrapo Ҫela, Dhimiter Prifti, Irfan Bega… Njerëz të mrekullueshem, punëtore të palodhur, të sinqerte dhe me humor. Kjo më bënte te ndihesha I gezuar. Ekipi ynë nuk kishte detyrë primare projektimin e  puseve të  kërkimit. Unë gabohesha, sepse në akuzat “analizohej” e gjithë veprimtaria për kohën e punës si inxhinier.

Në sallë hynë “triumfatorë” dhe ju drejtuan presidiumit, hyri sekretari i parë i Komitetit të Partisë së Rrethit Pirro Gusha, zëvendës Ministri i Minierave dhe Gjeologjise Zenel Hamiti dhe nëndrejtori i Institutit Petraq Xhaçka. Të gjithë dukeshin me fytyra të vrenjtura dhe kërcenuese. Kuptohet se këto figura të njohura me   siguri kishin marrë  udhezime të hollësisheme dhe konkrete për  masat që  duheshin aplikuar për persona të veҫante. Po, misteret ishin të lidhura, sepse Piro Gusha dhe Petraq Xhaçka pak më vonë do të ishin në  “tavën e armiqëve”, por që duhej të prisnin rradhën. Tani për tani Petraq   Xhaçka duhej të merrej në mbrojtje,ai “nuk duhej ngatarruar me të tjeret “.

Koçua prej kohësh vuante nga zëmra dhe nga shtylla kurrizore. Ai ecte me shpinë të përkulur prandaj për këto ishte shtruar në spital disa here. Në një nga këto ditë unë me Fatri Kadillin me vazo reҫeli në duar i shkuam për vizitë në spitalin e Fierit. Koçua kishte rënë shumë moralisht. Mbaj mend se ai na tha: në qoftë se unë, nuk do dalë i gjallë nga spitali, ju lutem shumë, që nga rroga ime, ti jepni pesëqind leke Ilia Dhimulles, sepse ja kam borxh. Koҫo, mos thuaj budallalleqe, ju kundervume ne. Nje gjigand si ti e shemb spitalin! Shërohu shpejt se na presin punët në Institut, dhe, per te krijuar një sitruate gazmore, aty për aty i tregova një barcoletë. Koҫua qeshi pak, por përsëri zuri pozicionin ë tij të parë, mori një pamje serioze dhe të dhëmbsheme që nuk mundet të imagjinohet.

Nuk më hiqet nga mendja akuza e shpikur për “grupin e sabotatorëve në naftë “. Unë isha nga gjeologët më të vjetër dhe vazhdimisht anëtar i këshillit shkencor, ku aprovoheshin puset e kërkimit Në këtë këshillë çdo material jepej me shkrim i shoqëruar me harta, profile të aprovuara nga grupet përkatëse, në bazë të një rregulloreje shumë rigoroze. Kush do ishte ai burrë, që ti bente gjeologet më të mirë të Institutit në një mendje për të aprovuar shpimin e një pusi në një rajon pa perspektiv?! Kjo është jashtë çdo llogjike.

Duke vazhduar fjalën e tij, Piro Gusha përsëriti disa herë se në naftë ka veprimtari armiqësore, kryesisht në Institut. Ai tha se specialistët me dashje u janë shmangur zbulimeve të reja të vendburimeve të naftës, se janë projektuar puse jashtë strukturave perspektivë për naftë dhe gaz, me qëllim sabotimi, duke demtuar ekonominë popullore… Akuzat ishin të fokusuara kryesisht në drejtim të Koço Plakut, të cilin ai e kërcenoi dhe ju drejtua direkt kështu:

– Ti Koço Plaku, vëllai i armikut të popullit, do përgjigjesh për keto! -Koçua reagoi menjehere, u ngrit nga vendi dhe me zë të dridhur tha:

– Po të kisha mundesi, me dorën time do të ia shkulja gurgullin atij maskarai.

Pastaj, Pirro Gusha ju drejtua Beqir Alise duke thënë, ty Beqir çoç të denim, por nuk dole gje. Beqiri nuk reagoi. Duhet të përmend se, me ndërmjetësine e Pirros, Beqiri, që banonte familjarisht në Patos, erdhi në Fier, komshi me Piro Gushon. Mua, pa dashje më shkuan sytë tek Koço Plaku, ai dukej shumë i shqetësuar dhe i nervozuar. Këtë gjendje shpirtërore ai e shprehte duke kafshuar buzën e poshtëme. Kuptohej, masa ndëshkimore më e rendë do ti takonte Koço Plakut. Piro Gusho urdhëroi organizatën bazë të partise, që të përjashtojë nga rradhët e saj Beqir Aline, Koço Plakun dhe Protoko Muratin… Me pas, Koçua ju lutë organizatës bazë që ta lejonte të bënte jetën e partisë si kandidat partie. Por si Koçua dhe Beqiri u perjashtua unanimisht. Përsa i përket Protoko Muratit, Pirro Gusha, që I jepte tonin mbldhjes, nuk tha ndonjë gjë të veçante, pra pati diskutime, që ai të mos përjashtohej. Në mbrojtje të tij diskutuan shoket, Rrapo Ҫela, Thanas Ziu dhe ndonje tjetër. Përkohësisht ju arrit qellimit, por pas disa ditësh dhe Protokua pati fatin e Koços dhe të Beqirit. Me pas u lexua lista e personave, të cilët përjashtoheshin nga Instituti. Të përjashtuarit të nesërmen duhet të paraqiteshin në komitetin e Parise të rajonit Patos, se atje do të vendosej për levizjet e tyre. Këta ishin Beqir Aliaj, Protoko Murati, Koço Plaku, Milto Gjikopulli, Thanas Nasto, Ded Marku, Dhimiter Stefa, Fatri Kadilli, Pal Nikolla, Bedri Kokomani dhe të tjerë, por siç tregoi jeta, ky ishte veçse fillimi i “shtegëtimit.” te gjeologeve.

Ditën e nesërme, qysh në mengjes, shkuam në zyrat tona për herë të fundit. Në sirtarin tim të zyrës ku punonja, kisha disa blloqe personale dhe një hartë gjeologjike të Shqipërise. Gjatë kesaj kohe që po merresha me këto, pranë meje qëndronte në këmbë një ish miku im, po jo Irfani. Ai shikonte me kujdes se çfarë po merrnja. Unë e kuptova, se ai kishte ardhur për mua dërguar nga “udheheqja”, prandaj i tregova gjithçka dhe i thashë po deshe kontrollo.

Në Patos shpërndarjen tone e bëri një sekretarë i Komitetit te Partisë të rajonit. Derigjentët i kishin ngritur gishtrinjtë, kështu që ky sekretar, e kishte të lehtë të na citonte nderrmarjet e prodhimit ku do të shkonim, Patosin, Ballshin, Verrinë, Marinzën… Mua, Protokon dhe Fatriun na caktuan në ndërmarjen e prodhimit të Marinzës. Megjithëse për personin tim, në mbledhje nuk u folë dhe nuk u diskutua, kjo mua nuk më qetësoi. Kuptohej mirë se përjashtimi nga Instituti do të kishte avaze mbrapa, pa dyshim unë do të isha në listën tjetër. Faktet e më vonshme treguan, që kisha të drejtë. Ajo që më lehtësonte sado pak, ishte fakti, që nuk isha i vetëm, por me shokë të devotshem dhe të ndershëm. E kam provuar dhe në raste të tjera, se hidhërimi dhe dhimbja rëndojnë si gurë të rëndë. E ndjeja veten absolutisht pa faj, dhe shpresën e kisha vetem tek Zoti i Madh.

Share This Article
6 Comments
  • Ketu or tungjat jeta me kete shkrim eshte bere nje mish mash dhe ata qe e kan jetuar nuk marrin vesh se ku ka ndodhur keto.Persona te ndryshem qe kan marr pjese ne mbledhje te ndsryshme paraqiten ne nje vend. Ne ckohe jane bere? Fillimi i goditjes ka filluar me 17 nendor me urdher te E.Hoxhes,ketu jane te gjitha figurat A.Kellezi,K.Theodhosi,P.Gusha,Z.Hamiti,L.Nashi dhe drejtuesit e Instituti.Ketu eshte diskutimi i S.Staroves (pergatitur nga grupi revolucionar qe zbuloi veprimtarin armiqesore ne Institut dhe do ta vazhdoje deri me 25 Mars por qe ndryshon personi),Ky grup ne dhjetor i ka derguar leter P.Gushos se ne Institut ka veprime armiqesore.Keto diskutime u shtypen gjate nates dhe ju derguan Enverit i cili nxjerr konkluzionin e punes armiqesore ne nafte dhe kritikon Zenelin per nderhyrjen qe i ben Sabos dhe Sabua ka te drejte dhe Zeneli ska te drejte, kritikon Milton qe na citoka dhe Leninin, Kocon vellai i Panajotit. Ketu e peson edhe Deda se per disa diskutime ekstremiste u shpreh se “ketiu disa na hedhin bomba tymse”.Per kete e pesoi I shkreti Dede Marku. Pastaj gjate janarit ka disa ardhje te Pirros dhe Lipes ne organizate dhe ne presidium u vendos Pirrua dhe Lipja., pastaj vjen A.Carcani qe vleresoi konkluzionet e byros se Institutit te mbajtur nga sekretari Irakli Pejo dhe e vleresoi larte kete analize se kritikoheshin me emra duke filluar me Beqirin,Kocon,Prpotokon. Adilit i pelqeu edhe diskutimi qe beri Protokua.Pas kesaj mbledhje Beqiri u revoltua me Sekretarin Irakli Pejo pasi sipas Beqirit nuk ishin keto konkluzionet qe konkludoi Byroja gjate nates. Me 6 shkurt qeveri shkarkoi te gjithe udheheqjen e drejtorise se pergjithshme dhe Institutit dhe i plotefuqishmi i drejtorise se pergjithshme u caktua Zenel Hamiti dhe per Institutin Petraq Xhacka deri atehere Zv/drejtor. Mbas vendimit te qeverise nuk vinte vetem Adili por Kocua dhe kryetar i tyre Haki Toska. Pas vendimit te qeverise masat u ashpersuan. Kush ja uben karakteristikat dhe kush i emertoi armiqesore punen e tyre, pra deri sa u vendos per largim nuk ishte artikuluar armiqesore, por kur ju vu ne karakteristike “armiqesore” aty plasi sherri nga kundershtimi i Kocos,Beqirit dhe protokos.Aty per zgjidhjen e ketij ngerci u be nje propozim qe te vihesh si te meta burokratike,mos kerkese llogarie dhe u pranua nga kundershtuesit por nuk pranoi deri ne fund pala revolucionare dhe ngeli ‘Armiqesore”. Ka dhe te tjera por renditni e mos perzieni ato qe kan ndodhur ne aktivin e Patosit me ato te Institutit se nuk jane zhvilluar ne Istitut te gjitha ato te grumbulluara sikur jane bere ne nje mbledhje.

  • Disa nga te larguarit nga Instituti u aktivizuan ne tema studimore te Tnstitutit si Thanas Nasto ,Fatri Kadilli. Thanasi gjate punes leshonte ndonje fjale te pa pershtatshme dhe keto bashkepunetori i temes i shpinte ne vendin e duhur dhe prandaj ka thene thanasi e hengra.Tani Thanasi nuk thote gje,nuk e permend.Por te cudit fakti se per nja dy te tjere qe ka treguar pas daljes nga burgu se kan denoncuar kundra tij qe e pesoj me burge tani na i numuron si shoke te mire, hajde mere vesh e kuptoi se ku eshte e verteta si dhe atikulli eshte nje ngaterrese e madhe,jo tha pirrua ketij ashtu e keshtu , keto nuk kan ndodhur dhe pirrua i ka orjentur diskutimet e kritikat per pune te dobet ne institut e per pasoje nuk ka rezultate ne zbulimin e vendburimeve etj.Me kete artikull jane bere lemsh ngjarjet, nje artikull qe neqofte se i ka thene Thanasi i ka ngaterruar keqas. Jo doli Zeneli,jo doli Petraqi. Petraqi filloi aktivitetin vetem pas 6 shkurtit kur u be i plotfuqishem i Institutit dhe me sekretarin revolucionar te byrose Elmas Nika ben seleksionimet bashke me nje sekretar te komitetit te partise se rajonit te Patosit.

  • corbe derri e ka bere o sefer po ti e di qe ahmet collaku s’mbush mire…dhe keta botojne pa asnje verifikim sikur jane ne krize e u mbeti gazeta pa u plotesuar.varja

  • Ing. Ahmet Ҫollaku persona litet shume inderuar ketu ne emigracion ,ai pa as nji interes kariere vazhdimishte shkruan ne shtypin e Shqiperis per hallet e naftes ne atdhe ,ai eshte jo vetem me pervoj qe i sherben vendit por dhe patriot i pasionuar per t ardhshmen e Shqiperis.I uroj kurajo me te madhe ne veprimtarin e tije qe e cmoj shume dhe i uroj shendet te mire

  • Ing.Ahmet Collaku ka te drejte te kujtoje dhe te bej te ditur si u ndeshkuan disa Gjeologe te Institutit te Naftes.
    Por do te jete mire qe te zbardhet plotesisht kjo periudhe. Shkaqet qe sollen ne keto ndeshkime? Qendronin apo jo akuzat e ngritura kunder tyre? Pse disa akuzues, sic Petraq Xhacka, perfunduan sic te akuzuarit qe kujton ing.Ahmeti ? Instituti i Naftes pas largimit te ketyre gjologeve e rriti punen e vet apo jo? Pse, pas 90-s, u shkaterrua Instituti, dhe cili ishte qendrimi i gjeologeve te ndeshkuar, por qe pas v.1990 ishin te lire? A po qeverisej drejt, ne kete periudhe, Nafta Shqiptare? Po sot, ku jane te mirat dhe te metat e Politikes se qeverive te pas 90-s, te aplikuar ne Sektorin e Naftes? ..
    Ka shume pyetje qe dalin pasi lexon kujtimet e ing.Ahmet Collaku.
    Rendesi ka qe pionieret e pare te Gjelogjise dhe Gjefizikes Shqiptare, te shperndare neper bote, megjithese shumica e tyre jane te thyer ne moshe, te japin kontribut ose keshilla per te ringritur Vepren e Tyre te rrezuar dhunshem nga shqipfolesa interesaxhinj.
    Ing.Ahmeti, pamvaresisht kendveshtrimit te ngjarjeve, me shkrimet e here-pas-hereshme nxit koleget per zbulimin e te vertetave qe kane ndodhur dhe ndodhin ne Sektorin e Naftes Shqiptare.

  • AS Ahmeti as Thanasi nuk kan qene ne mbledhjet e organizates Baze dhe eshte mashtrim ne ato qe japin. Ne mbledhjen qe u diskutua per venien para pergjegjesis drejtuesit e Institutit Beqirin,Prtokon dhe Kocon u be nje pergatitje mbi nje javore se dikush nga larte do vinte.Nga te sigurimit nuk kane ardhur ne Institut e te vendoseshin midis te tjereve kjo ka ndodhur ne aktivin e Patosit me 25 mars 1970. Ne kete mbledhje te tre organizatave baze te Institutit ka ardhur Pirro Gusho dhe Lipe Nashi te cilet u vendosen ne presidium dhe drejtuan mbledhjen ( dhe ketu u kerkua llogari per mos realizimin e detyrave dhe te perjashtoheshin Beqiri,Protokua (u la kanditat ne kete mbledhje por u perjashtua me kerkese nga larte pas disa ditesh) dhe Kocua.Ketu nuk u artikulua as nje fjale si armiq por per te meta te theksuar ne drejtimin e Institutit. Ketu doli emri i Fatriut. Njeri i ardhur nga Kucova me funksion partie ne Institut i ben pyetje Pirros: shoku pirro,ju jeni nga Pogradeci, mendoj se duhet te dini se cfare perberje ka familja e Fatri Kadillit? Keta thote Pirrua i njohe mire,jane bejlere,kan patur mbiemrin Kadillari dhe pas luftes e kan ndryshuar ne Kadilli. Kaq u desh qe e mori perrupia Fatriun nje nga specialistet me te mire dhe ka zbuluar vendburime. Ai qe e ngacmoi kete problem ishte specialisti me i dobet dhe njeriu me negativ.Pirrua u kritikua rende pse mori Lipen me vete dhe ne mbledhjen e byrose se rrethit Haki Toska i ka thene : Ti Pirro je njoftuar nga Enveri per Lipen, me ke je ti Pirro me Enverin apo me Lipen? Kjo beri qe Pirrua te corjentohet dhe ne pushim vrau veten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *