Pas mos-rinovimit të kontratës me Crown Agents, qeveria shqiptare i është drejtuar për “ndihmë” kompanisë gjeorgjiane të konsulencës, të drejtuar nga ish kryeministri, Nika Gilauri. Reformatorët fillojnë punën, takohen me përfaqësues të Dhomës Amerikane.
Ish-kryeministri gjeorgjian Z. Nika Gilauri, që njihet si njeriu kyç, që reformoi Gjeorgjinë në periudhën 2005-2012 pritet të këshillojë qeverinë shqiptare. “Monitor” ka mësuar se kompania e tij e konsulencës Reformatics është kontaktuar dhe ftuar nga Kryeministi për asistencë në dogana e tatime, kryesisht për doganat. Kërkesa vjen në një kohë që është bërë publike tashmë, që kontrata me Crown Agents, për të përmirësuar punën në dogana, e nënshkruar në fund të vitit 2013, nuk do të rinovohet, pas rezultateve të dobëta nga kompania angleze.
Mësohet se brenda vitit, kompania e konsulencës do të japë një raport paraprak me rekomandime, ndërsa nuk ka ende një kontratë konsulence të nënshkruar.
Lajmi konfirmohet dhe nga Dhoma Amerikane, ku një përfaqësuesi e Dhomës, e kryesuar nga Mark Crawford, është takuar të enjten me përfaqësues të kompanisë konsulente “Reformatics” nga Gjeorgjia, të cilët do të asistojnë tatimet dhe doganat, të ftuar nga kryeministri Edi Rama, sipas burimeve zyrtare nga Dhoma.
Takimi u përqendrua në marrëdhëniet e punës që bizneset kanë me sistemin e Tatimeve dhe Doganave dhe problematikat e tyre. Kreu i Komitetit të Taksave dhe Ligjor, Z. Artan Bozo dhe Anëtarët e Bordit, kanë informuar mbi çështjet, me të cilat bizneset kryesore të Dhomës përballen çdo ditë në sistemin doganor.
Përfaqësuesit e firmës “Reformatics” morën kohë për të mbledhur informacionin e nevojshëm se si funksionon sistemi doganor, me qëllim për t’i marrë ato në konsideratë gjatë konsulencës ata do të ofrojnë për qeverinë shqiptare në kuadër të “Projektit të Doganës Shqiptare”, sipas burimeve zyrtare nga Dhoma.
Reformatics, reformuesit e Gjeorgjisë
Sipas faqes së saj të internetit, Reformatics është krijuar në vitin 2012 nga një staf i kualifikuar dhe me eksperiencë të ish zyrtarëve nga Gjeorgjia. Ajo kryesohet nga ish kryeministri i Gjeorgjisë (2009-2012), ministri i financave (2007-2009) dhe ministri i energjisë (2004-2007), Z. Nika Gilauri, dhe ish këshilltarët e tij, që kanë shërbyer gjithashtu si zëvendës ministra në disa ministri (2004-2012).
Ekipi i Reformatics, sipas burimeve të saj, ka koordinuar dhe zbatuar reformat ekonomike dhe institucionale liberale në Gjeorgji nga viti 2004 deri në vitin 2012, duke e kthyer Gjeorgjinë nga një shtet të dështuar në një ekonomi vibrante dhe në rritje. Reformat u përqendruan nga shërbimi publik në arsim, mjedisin e biznesit e deri te mirëqenia sociale.
Si rezultat, sipas raporteve të Bankës Botërore, Gjeorgjia u bë numri një reformator në mbarë botën në 2005-2010 në aspektin e të bërit biznes dhe u u ngjit nga numri 112 në vitin 2005 në vendin e 9 në 2013-n (mes 183 ekonomive në të gjithë botën) në raportin e të bërit biznes. PBB e Gjeorgjisë në 2004-2012 u rrit me ritme mbresëlënëse 70% në terma realë. Investimet e huaja kumulative në 2004-2011 arritën në 8.2 miliardë USD.
Duke filluar nga viti 2004 Gjeorgjia filloi luftën intensive kundër korrupsionit, që në atë kohë ishte shumë i lartë dhe u bë një nga vendet më pak të korruptuara në botë sipas Transparency International (TI). Sipas Barometrit të Korrupsionit Anketa (2010), TI, vetëm 3% e të anketuarve kanë paguar ryshfet, shifra më e ulët se 4% të regjistruar në BE.
Monitor e kontaktoi me email zyrën e shtypit të kompanisë Reformatics, lidhur me interesin e tyre për Shqipërinë, por nuk mori përgjigje.
Deshtim 100 % …!! Ne nje mjedis thellesisht mafioz si shqiperia,edhe vete Zoti do ta kishte veshtire te vinte rregull…
Biznesi nuk do diktature dhe as liri qe te mos e njohe qeni te zotin,si ne shqiperi.Biznesi kerkon liri aq sa te ndihet plotesisht i sigurt dhe rregulla loje te qarta dhe te konsoliduara,me pak fjale,nuk do korrupsion.
Kush do t’ia garantoje gjeorgjianeve kuadrin ligjor,politikanet…!!? .hahahaha !! Me thoni,cili politikan i cfardo ngjyre qofte eshte i paperlyer ne korrupsion…!!??
Koment qe ne baze kupton psikologjin, qellimet e businessman’it dhe realitetin veprues te tij.
hahaha nuk e ke kuptu lojen. Kjo don te thote se super kontrabanda NDERKOMBETARE do te vazhdoj. Ne se ti nuk arin te lexosh ato qe NUK shkruhen nuk di send.
Pasi ato qe shkruhen jane per te mbulu te verteten per te manipulu.
Gjeorgjia sot eshte vend me 100 euro rroge, ky ish kryeminister i humbi zgjedhjet dhe me sa di une badhke me Shakashvilin u rrezua para 4 vitesh . Shakashvili me duket eshte ne kerkim nga shteti i tij. Kjo pervoja Gjeorgjiane me duket cmenduri
Ha ha ha ….Ne fillim u fut ajo kompania qe “ben me boje karburantet” dhe u ra dakord me ramen i cili “cuditerisht” nuk e preku….pastaj e njejta kompani solli pjesen tjeter te saj e cila bleu nje pjese te ALPET dhe e quajti veten GULF….tani, nje kompani nga humbetira gjeorgjiane vlen te marre prape nje kontrate dhjeteramilionashe per doganat te cilat perpara se te vinte rama realizonin planin, tani edhe me “konsulence” nuk arrijne te kapin parametrat…Sa te zgjuar keta gjeorgjianet…po i peshkojme mijera km larg thua se nuk jemi ne mes te evropes….APO RAMA????!!!!!!