Gongu i votimit,
ka ditë që ka rënë,
partitë kryesore,
drithmat i kanë zënë!
Flet komiku Lul,
si një gramafon,
do-apo s’do Rama,
do ketë rotacion!
Rotacioni i famshëm,
që po thua ti,
është thjesht një koncept,
nuk është ligjësi!
Me logjikë-Rilindja,
duhet të ikë patjetër,
po në skenë do dalë,
prapë banda e vjetër!
Duhet të vijë Luli,
mbi pushtet shaluar,
po Luli plot herë,
është stërprovuar!
Sala i ka dhënë,
ministri të mira,
po Luli kudo,
ka bërë belegjira!
Kur qe tek transportet,
ministri bufon,
i përlau shtetit,
mbi dyqind milionë!
Si ministër rendi,
vulë të zezë ka marrë,
vrau tok me Salën,
plot katër shqiptarë!
Ministër i jashtëm,
bëri kijametin,
një marrëveshje turpi,
nënshkroi për detin!
Tani kush prej jush,
mundet të më thotë,
a ka riciklim,
për këtë idiot?!
Rama i Rilindjes,
veç gjak s’ka nëpër duar,
se për korrupsion,
të gjithë i ka kaluar!
Shqiptarët e shkretë,
tani janë mësuar,
vjedhja dhe grabitja,
kurrë s’kanë munguar!
Ujqit dhe çakenjtë,
vendin e kanë shqyer,
në mënyrë jetese,
grabitja është kthyer!
Si drita e Diellit,
kjo është e vërtetë,
ndaj Rama kërkon,
Mandatin e Tretë!
S’është ndonjë çudi,
ta votojnë shqiptarët,
kur mendojnë me radhë,
të gjithë kundërshtarët!
SHQUPI i bashkuar,
ka njëqind parti,
po parti tamam,
është LSI!
LSI e vetme,
s’bën dot kijametin,
por ajo i ka,
çelsat për pushtetin!
Po dhe LSI,
është e korruptuar,
më shumë nga të gjithë,
ajo është provuar!
Dy herë në pushtet,
nga ajo do vinin,
dy më të mëdhenjtë,
Salën me Edvinin!
Prilli është afër,
ndaj dhe këtë herë,
gjëmbat edhe ferrat,
do mbeten pa prerë!
A.DUKA

Gjer tani ke pare vec pushtetare te korruptuar?
shyqyr qe te erdhi shikimi me ne fund o i uruar!
vec ky mullar korrupsioni ketu ka nje strumbullar,
eshte ai qe i thure vargje 8 vjet, Rama yt Gomar!
Po mor gomar i zgjuar. Rama eshte fajtori. As Shkëlzeni, as Meta, as Berisha dhe as Basha. Ata janê të pastër si qelibari. Eshte Rama që e shkatërroi Shqipërinë gjatë viteve 1992 – 1997. Eshte ai që lejoi dhe nxiti firmat piramidale, Vefa, Xhaferri, Sudja dhe gjeni të tjerê! “Paratê shqiptarëve janë mê të pastrat në botë”! Eshte Rama shkaktari i Gerdecit! Eshte Rama që vrau 4 veta në mes të bulevardit! Etj. etj Vetëm kur PD-ja të jetë shkrirë ose ta kenë nxjerrë jashtë ligjit, vetëm atëhere PS-ja do të humbasë zgjedhjet. Ndryshe Ramën edhe 8 vjet në kurriz do e keni. Se nuk ka alternativë.
Po per negociatat ,
S’thua asnje fjale.
Si luhet me datat:
Te dale ku te dale!
30 vite i njëjti mut
Iku komunizmi 3 dekada më parë,
e na la jetim,
Erdhi demokracia e uruar dhe liria,
porsi shpëtim.
Nga një parti nënë e gjithë të këqijave,
e një diktator baba,
na dolën plot partiçka dhe autokratë,
që na bëjnë për budalla.
Një orgji mashtruesish që ia fusin njëri tjetrit,
si e vetmja mënyrë për përparim,
e drejta dhe e vërteta një zile për të ndershmin,
që urren gënjeshtrën dhe partinë.
Më parë të gjithë kishin një shtëpi,
ishin në punë e në zanat,
tani ëndrra e madhe është call centeri,
ose emigrimi po pate fat.
Atëherë të gjithë visheshin seriozë dhe thjesht,
e ishin të varfër njësoj,
sot pordhët e mëdha i grisin brekët e veta,
e pispillosen si qejfi t’iu dojë.
Në fakt menduam se ishim në demokraci,
por realisht është kapitalizëm i egër,
një sistem shkërdhatokracie hajdutësh,
që vetëm grabisin e s’bëjnë asgjë tjetër.
Në fillim na premtonin ujë e drita 24 orë,
se ishim si në Afrikë,
tani sahanlëpirje, nepotizëm, militantizëm,
po s’të pëlqeu pirdhu ik.
Bëjnë pseudo reforma për interesin e tyre,
për benefitet e pushtetit,
as që duan t’ia dinë për të papunët, meritokracinë,
as për hallet e qytetit.
Pseudo elita e qelbësirave pasurohet vazhdimisht,
e fryhet në pangopësi,
ndërkohë që popullin poshtërojnë, sorollasin e tallin,
dhe e zhysin në varfëri.
Kanë 30 vite që gënjejnë me të njëjtin avaz,
e bëjnë të njëjtën lojë,
kapni hajdutin dhe hiqeni se radhën e kam unë,
hidh baltë njëri e tjetri me bojë.
Një hap përpara e dy mbrapa, ky është përparimi,
ose në vend numëro,
si do shpëtojmë nga kjo politikë hajnash dhe plehrash,
që popullin nuk e do?
Të jetë vallë shpëtimi ynë ”rilindja” e diktatorit,
dhe kthimi në diktaturë?
Apo të votojmë opozitën teatrale të demokracisë
si një karikaturë?
Çfarë duhet të bëjmë që të shpëtojmë nga pushtuesit,
pra, kujt t’ia japim votën?
Këta si majtas, djathtas apo në qëndër një mut janë,
duan vetëm të na fusin rrotën!
Zgjedhje apo votime?
Një kalvar i gjatë pritjesh,
plot me premtime,
shpresa vdiq me kohë,
30 vite me mashtrime.
Gjasme zgjedhje të lira,
e mirëqënie për të tërë,
hapur fare vidh e bli votat,
populli e ha në vërë.
Filloi çadra opozitare,
me qofte dhe muzikë,
Republika e re desh lindi,
por Luli kishte frikë.
Me ca poste ministrash,
në një qeveri teknike,
ia blenë e vodhën zgjedhjet,
Luli ngeli pa karrike.
I dorëzuan dhe mandatet,
se ato s’patën më vlerë,
filluan protestat rrugëve,
për liri, cipë e nder.
Kësaj radhe qe kulmi,
nuk mbante më ujë pilafi,
braktisën zgjedhjet lokale,
tani Luli vs ”Gadafi”.
Më në fund i bënë votimet,
moniste si qëmoti,
30 qershorin e shkuar,
piktori si të ishte Zoti.
Amerika e mbështeti,
ashtu siç bën me diktatorë,
pseudo votimet ”pluraliste”,
një parti gjithë pushtetin në dorë.
Opozita filloi kakarisi,
ashtu siç ka bërë gjithmonë,
pastaj morri kthesën,
u tërhoq sa nuk ishte vonë.
Do i bllokonin votimet,
s’do pyesnin për askënd,
strategji revolucioni,
nga ca gënjeshtarë pa mënd.
Menjëherë gënjeshtra doli,
e gjitha ishte teatër,
asgjë nuk bllokuan,
ia mbathën nga sytë katër.
Tani radhën e kishte,
shëmbja e teatrit kombëtar,
opozita do ta mbronte,
duke fjetur gjumë me radhë.
E rrëzuan edhe teatrin,
e bënë shkrumb e hi,
artistët ngelën të tronditur,
Luli gjumë në shtëpi.
Por PD nuk u dorëzua,
bëri marrëveshjen e 5 qershorit,
një letër bakalli ndërkombëtare,
me miratimin e diktatorit.
Por siç e dimë shumë mirë,
ne jemi një vend sovran,
nuk i njohim marrëveshjet,
s’pyesim BE as SHBA-në.
Kështu u hoqën koalicionet,
marrëveshja u hodh në kosh,
u shkel dhe kushtetuta,
këshilli politik një istancë bosh!
Asnjëherë si këtë herë,
kjo tallje e madhe nuk është parë,
kush ta ketë vallë fajin,
të jenë të gjithë totalisht të marrë??
Le të lëmë të huajt ta zgjidhin,
ata e dinë si duhet bërë,
na bëjnë si deus ex machina,
përherë populli e ha në vërë.
Ç’do ndodhë pas 25 prillit?
Hajt të mblidhemi, le të kuvendojmë,
trurin e kombit jashtë ta dëbojmë.
Kështu vetëm ne, do hamë e do pimë,
mbushim barkun, si pashallarë do rrimë.
Ne militantët me në krye partinë,
servila të bindur, kryetari na prin.
Do mbushim ministritë, si kurrë më parë,
administrata është e jona, jemi një të pandarë.
Bashkimi bën fuqinë, drejtësia s’na çan dot,
ne marrim postet, ju dërdëllisni papunë kot.
Meritokracia tash është në dorë të partisë,
llumin e bëjmë dritë, asgjë nuk na bën pis.
Ne jemi e ardhmja e ndritur e Shqipërisë,
që siç ka qënë do jetë, në mungesë të lirisë.
Oligarkët do vijnë e do bëhen bashkë me ne,
do heqim PPP e do shpikim siamezen e re.
Shtresën ”e mesme milionere” do konsolidojmë,
që votën dhe mbështetjen e tyre të fitojmë.
Të varfërit do ngelen po ashtu siç janë,
papunë ose në emigrim duke gjetur belanë.
Më mirë kështu se kë do gënjejmë me premtime,
ne kemi radhën të sundojmë, pushteti prona ime.
Media si gjithmonë do jetë megafon i pushtetit,
me banaqe televizive sipas interesit të xhepit.
Ne do ta çojmë përpara, Shqipërinë në BE,
por ajo s’do jetë më, kur atje të vemë ne.
Ne nga ky kalvar, do dalim fitimtarë përherë,
kushtetuta si leckë, demokraci një mut mender.
Kjo është partia, këta udhëheqësa jemi ne,
bëjmë sikur besojmë në Zot, pa besë e pa fe.
O zoti Duka ,spo na thua ndonje gje te re . E njohim te gjithe kete bajge te PPSH te ndare ne tre pjese por cohu e shkruaj ,per kete votojne kokpalaret .Nuk jane vetem keto bandite ,kane dale te rinj e parti te reja ,dhe besoj eshte koha e tyre .Shkruaj ca vargje ,mos u frikso i nderuar Duka .