Gjërat e mërzitshme që nuk duhet t’i bëni më në Facebook

Mila Hysotoci

Ka disa veprime që duhet t’i ndalojmë së bëri në Facebook. Kur bëjmë një foto, mendimi ynë i parë është që ta postojmë atë në rrjetet sociale, për të parë se sa pëlqime do të marrim.

Ndonjëherë kjo sjellje mund të bëhet vërtet shqetësuese apo e padurueshme.

Këto janë 10 gjërat që nuk duhet t’i bëni në Facebook.

1) Freskimet që nuk i interesojnë askujt

E çfarë mund të thuash për freskimet e statuseve të prindërve të rinj! Ata informojnë vazhdimisht për çdo gjë miqtë e Facebook-ut për fëmijën e tyre të vogël.

2) Etiketimet e tepërta

Ky është momenti i duhur që t’u jepni fund etiketimeve, duke përfshirë persona që kanë të bëjnë pak ose aspak me postimin e publikuar.

3) Shkrimet në mënyrë enigmatike

“Ditë e paharrueshme”. Janë përditësime të cilat fshehin vetëm shpresën që ndokush të pyesë se çfarë ka ndodhur.

4) Përdorimi i hashtag-ëve

Ju duhet të ndaloni artikulimin e fjalëve me hashtag, që në fakt, shërbejnë me të vërtetë pak në Facebook.

5) Statuset shumë të gjata

Nuk ka asgjë më të mërzitshme se sa kjo!

6) Shkrimi në vetën e tretë

Të flasësh për veten në vetën e tretë është me të vërtetë e bezdisshme.

7) Dërgimi i ftesave për të luajtur në Facebook

Të ftosh të gjithë miqtë për të luajtur lojërat e Facebook, për të marrë dhurata apo “jetë” të reja është me të vërtetë një gjë shqetësuese.

8) Shkrimi i historive pa i njohur

Ato janë plagjiaturë nga web-i.

9) Ngacimi apo përshëndetja e personave në Facebook që nuk i njihni.

Vetëm sepse ai ekziston si buton, nuk do të thotë që duhet ta shtypni patjetër.

M.H/ Dita

TAGGED:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *