Gjërat që duhet t’i ketë çdo 25-vjeçare

redaktor

Një femër që sapo mbush të 25-tat nuk mund të quhet e plotësuar në jetë, por as nuk është e justifikuar për mungesë të gjërave që janë të domosdoshme. Mësoni se çfarë duhet të ketë çdo 25-vjeçare.

1. Vetëbesim të mjaftueshëm për të mos dhënë llogari për ato që konsumon, djemtë me të cilët del, çfarë vesh apo fundja se cila është në të vërtetë.

2. Një llogari bankare që siguroni disa muaj jetesë të rehatshme në rast të falimentit monetar. Ky është një kusht i domosdoshëm për një 25-vjeçare të kompletuar.

3. Kontaktet që ajo vërtet dëshiron t’i ketë. Pra, jo miq të tepërt në Facebook, jo numra të padurueshëm në celular dhe jo planifikime për inerci në fundjavë. Thjesht gjërat që dëshiron.

4. Një mikeshë të mirë që është si një motër për të. Nëse nuk ka arritur të gjejë një mikeshë të ngushtë gjatë 25 viteve të jetës së saj, atëherë situata nuk është shumë e këndshme.

5. Një hapësirë të vetën ku mund të ndihet rehat pa u shqetësuar për prekjen e privatësisë së të tjerëve dhe është plotësisht vetvetja.

6. Një ide të mirë se për çfarë ka nevojë nga lidhjet e dashurisë, jo thjesht çfarë dëshiron nga një partner. Pra, një ide të qartë dhe jo dëshira për të eksploruar të panjohurën.

7. Një dollap të kompletuar me rroba për të veshur në një intervistë pune, në një martesë, në një funeral, në një mbrëmje argëtimi apo për takimin romantik të ëndrrave.

8. Taktin dhe sjelljen që e lejon të kërkojë një rritje në rrogë apo ndryshimin e statusit të një lidhjeje që e do shumë.

9. Besimin te vetja që meriton gjërat e përmendura më lart dhe shumë gjëra të tjera të bukura nga jeta.

10. Një porosi të gatshme në mendje për ushqimin e preferuar në restorant, të mënyrës sesi e dëshiron kafenë, një model flokësh që mund ta përgatisë brenda pesë minutash dhe një kopje të librit të preferuar krah shtratit.

11. Një hobi që nuk ka të bëjë me konsumin e alkoolit, blerjet apo me dikë tjetër.

12. Disa receta të thjeshta gatimi të mbajtura mend përmendësh për t’i përgatitur në raste emergjente.

13. Dëshirën dhe dedikimin për të gatuar për veten.

14. Një udhëtim nga i cili ka kujtime shumë të bukura për të treguar dhe të ketë të planifikuar një udhëtim i cili duket i mrekullueshëm.

15. Të ketë tolerancë për femrat e tjera që kanë disa të meta që asaj nuk i pëlqejnë dhe që do të donte të mos i haste. Një mungesë e tillë paragjykimi, është thelbësore për zhvillimin personal.

16. Një marrëdhënie të shëndetshme me trupin e saj, për të cilin të mos ndihet në faj apo të mos shqetësohet se për çfarë nuk e pëlqen partneri.

17. Të paktën një partner në jetën e tyre që nuk do ta kishte problem nëse ato do të shtonin disa kilogramë në peshë.

18. Falje për veten nëse ka pasur ish të dashur që nuk ishin në nivelin e saj dhe jo shumë të pjekur.

19. Vetëdijen se çfarë do në shtrat dhe besimin në vete për ta kërkuar pa u ndier në siklet.

20. Një kartë krediti ku askush tjetër përveç saj nuk ka akses. Përveç patentës që duhet të jetë e siguruar tashmë, duhet edhe të dijë sesi të ndërrojë një gomë makine. Po ashtu të ketë dijeni se ku mund të bëjë blerje me ulje.

21. Një marrëdhënie të mirë me nënën e saj, që ndonëse mund të mos e kuptojë, të paktën duhet ta respektojë.

22. Një pasaportë, një valixhe të vogël dhe aftësinë për të paketuar sa më shpejt mjetet e nevojshme nëse do t’i ofrohet një mundësi e papritur për të udhëtuar diku.

23. Disa sende të emergjencës shëndetësore dhe të kujdesit të trupit, si dhe para rezervë në çdo çantë.

24. Falje për atë që ajo është apo bën, pa pasur paragjykime për veten dhe për veprimet e saj.

25. Një ide se çfarë dëshiron të bëjë në jetë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *