Gjergj Kastrioti sipas At Nicolas Caussin

Elton Tafaruci

Aurenc Bebja, Francë – 26 maj 2016

Prifti, At Nicolas Caussin, ka lindur në vitin 1583 në qytetin francez të Troyes. Ndërroi jetë në 1651. Dy vite më vonë, në 1653, u publikua libri i tij me titullin « Oborri i shenjtë i At Nicolas Caussin », me një volum prej 748 faqesh. Në këtë libër gjejmë shkrimin i tij të shkurtër, por tepër interesant, për heroin tonë kombëtar, princin e Matit dhe mbretin e Shqiptarëve, Gjergj Kastriotin, Skënderbeun. Shkrimi titullohet : « Georges Castriot ». Rikthimi i tij në shqip ishte disi i vështirë, sepse është shkruajtur në frengjishten e vjetër. Si fillim, më është dashur ta risjell atë në frengjishten e tanishme, dhe në vijim ta përshtas në gjuhën tonë. Jam munduar tu qëndroj besnik fjalëve të autorit, megjithëse nuk ishte një mision tepër i lehtë, por mundi ia vlen për vepra të tilla, të cilat janë të rralla dhe me rëndësi kombëtare. Kush ishte Gjergj Kastrioti ? Ja rrëfimi i At Nikollas për heroin tonë : Fillimet e Gjergj Kastriotit Shoh në Kastriotin, dikë më të madh se Leonidasi dhe Themistokli, shoh Pirron, shoh Aleksandrin e Madh, edhe pse armiqtë e tij ishin më të fortë sesa ata të Maqedonasit, pra guximi i tij nuk duhet nënvleftësuar. Ai ishte ushtar para se të bëhej burrë, dhe natyrshëm u gjet me shpatë në dorë dhe kurajo në zemër. I madh, me një fytyrë magjepse, i fuqishëm dhe i shëndetshëm, sytë e tij kompozoheshin mes ylberit dhe rrufesë, duart e tij qenë krijuar për të mbajtur shkëndijat e rrufesë, këmbët e tij nuk ngjasonin me asnjeri, të gjitha këto tipare paralajmëronin famën (suksesin) e tij. Si Shqiponjë e vogël, filloj që në fëmijëri të luajë me rrufetë. Këtij Herkuli iu desht të fillojë dhe tu marrë frymën gjarpërinjëve të djepit të tij, iu desht të ushqehej në mes të armiqëve dhe të luftojë që i mitur kundra të rriturve. I ati, Gjon Kastrioti, i cili kishte pak forca dhe shumë fatkeqësi, u detyrua ta dërgojë peng dhe të rritet tek Turqit e Muratit. Pallati sulltanor i imponoj emrin Skënderbe, që është ai i Aleksandrit, emër i cili i solli mbarësi dhe e respektoj me plot fjalën. U trajnua në të gjitha ushtrimet e milicisë së akademisë Turke, ku ia arriti me forcë, aftësi, e miratim, dhe ku secili e shikonte atë si një mbështetës të veçantë të Perandorisë së Muhamedit. Por ai, në zemër kishtë gjithmonë Jezusin, mendonte gjithmonë të gjente mënyra për tu shkëputur nga Perandoria. Në brendësi të shpirtit të tij, kishte një flakë, e cila e përvëlonte për zellin që kishte për të rimëkëmbur altarët e krishterëve të vrarë dhe të shkatërronte Shtetin e osmanllinjëve.

Dyshimet dhe kurthet e Sulltan Muratit Sulltan Murati filloj të kishte frikë nga skllavi i tij, dhe pati frikë të ushqejë në Pallatin e tij një luan që një ditë do të ishte i aftë ti tregonte dhëmbët. Në beteja të ndryshme, tentoj ta fuste në kurth për ta zhdukur duke përfituar nga guximi i pafundëm i Skënderbeut. Një « scythe » (banorë i lashtë i Azisë qëndrore) kishte ardhur në oborrin e Muratit për tu ndeshur në një kafaz të mbyllur me rivalë të tjerë për jetë a vdekje. Fitoj duele të shumta dhe kishte besim të tepërt në forcën e tij. Secili rrotull kishte frikë kur guximtari Kastriot u ndesh me të, por ai i drodhi qafën me një dorë, dhe e vrau me tjetrën. Ata që nuk u mërzitën e duartrokitën. Meqë ky duel i doli huq Muratit, ai gjeti një rast tjetër nëpërmjet një kalorësi persian, i cili kërkonte me ngulm të bëntë duel me heshtë (shtizë). Ishte një burrë që e njihte mirë këtë profesion, i cili lëvizte nëpër qytete dhe provinca, ku kërkonte përballje me kundërshtarë për tu përmirësuar dhe rritur reputacionin e tij. Duhej një David për këtë Goliat, Aleksandri ynë i ri, vrapon drejt tij si një shqiponjë, e tërheq zvarrë dhe e shtrin për tokë persianin, i cili villte shpirt e gjak. Por Murati, i cili luante personazhin e Saulit (mbretit të parë të izraelitëve), nuk reshti kurrë së gjeturi raste të tjera për të ushtruar Davidin e tij. Në luftë, i dha punë nga më të ndryshmet, por Skënderbeu korrte gjithmonë sukses, transformonte në trofe të gjitha çështjet që mund të shkaktonin rrënimin të tij dhe kthehej i gjallë nga goja e luanëve. Ngjitja e Gjergj Kastriotit, rënia e Sulltan Muratit Sulltan tradhëtari i thurte fjalë (lavde) të bukura Skënderbeut…I premtonte se do ti dorëzonte Shtetet (Tokat) pas vdekjes së babait, por ditën e fundit të jetës së Gjon Kastriotit, fjalë e tij dëshmuan se ishin mashtrime dhe premtimet i mori era. Skënderbeut i kishte sosur durimi dhe vendosi të marrë Mbretërinë e Shqipërisë me një lojë taktike delikate. Lajmi bujshëm shkon në Pallatin e Sulltanit, dhe të gjitha qëllimet e Muratit ishin hakmarrja. Hali Bassa (Ali ose Halit Pasha) dërgohet me 40 mijë ushtarë për ti dhënë fund kësaj situate. Por të gjithë trupat e tij u shpartalluan dhe nuk u mbeti asgjë për tu krenuar, përveçse ndoshta humbja ndaj Kastriot trimit… Çfarë mund të themi më shumë për madhështinë e Skënderbeut ? Fytyra tiranike dhe e ashpër e sulltanit, e cila pati qenë e tillë gjatë gjithë jetës së tij, u zbut dhe mori shenjat e një lutësi. Ai kërkoj paqen, por ia refuzuan, kërkoj një marrëveshje por e përçmuan. Arrogant, i ndjerë i provokuar, erdhi me 200 mijë ushtarë në Krujë, në kryeqytetin e Kastriot guximtarit (Sulltani dështoi plotësisht). Ai që kishte jetuar me lavdi, vdiq nga trishtimi i poshtërimit të tij dhe mori me vete në botën tjetër pafuqinë dhe dëshirën e përjetshme të hakmarrjes. Mehmeti, djali i tij, terrori i Universit, i cili rrëzoi dy Perandori, pushtoj 200 qytete, vrau 20 million njerëz, erdhi dhe dështoi po në këtë vend shkëmbor. A ishte e nevojshme gjithë kjo gjakderdhje për të shkruajtur mbi trofetë e Kastriotit titullin i Pamposhtur ?

Homazh për kontributin e Gjergj Kastriotit Kush do ta kishte besuar së një njeri i vdekshëm do të arrinte deri në këtë pikë ? Sigurisht, duhet pranuar se ai e huazoj emrin e tij tek Zoti për të gjitha këto, dhe anasjelltas Zoti i huazoj krahun e tij. Thuhet për të që nuk refuzoi kurrë një betejë, kurrë nuk e ktheu shpinën, kurrë nuk u plagos, përveçse një herë fare lehtë. Ai ka vrarë dy mijë barbarë me dorën (shpatën) e tij. Mehmeti, djali i Muratit, dëshironte të prekte këtë shpatë të cilën Skënderbeu përdorte, e admiroj atë edhe pse ishte e larë me gjak turqsh. Atij i ra në dorë shpata e çelikut, por kurrë krahu që e përdorte. O Kastriot trimi, në qoftë se katolikët mundën të shpëtonin nga tirania e Sulltanëve, kjo mund të ndodhte falë teje. Duhet pohuar që plagët tona ishin të pashërueshme, dhe përçarjet mes nesh na penguan ti sillnim ndihmë dorës tënde hyjnore. Ethet të morën jetën në qytetin e Lezhës…Pasi jetove si Komandanti më i admiruar, ti vdiqe si një fetar i vërtetë, duke prekur të gjithë zemrat e atyre që tu përkushtuan me shumë ndjeshmëri… Dhe tani, ti nuk ke nevojë që të të gjejmë varrin, sepse memorja jote ka gjetur po aq monumente sa ka zemra ndër shekuj.

Share This Article
17 Comments
  • Cfare shkrimi te fuqishem paska bere prifti qe ne ate kohe

    Ato qe thote prifti per ndeshjen me te fortin e Azise thuhen edhe ne historine e Skenderbeut
    Pra jane re verteta

    Por pershkrimin e syve te Skenderbeut e ben te bukur ku thote se ishin nje kompozim i ylberit dhe rufese
    Ne fakt Skenderbeu i kishte syte te gjelber

    • Anila, e bëra gati lapsin tim të të bëj një hartim që do të të pëlqejë shumë.
      Më nxirr fletoren tënde të shkarravitur!

    • anila moj debile,moj gjë e trashë që mendon se bota,njerzimi ka qënë si e sheh ti sot!!
      moj gomaricë me gene turke,që kërcen përpjet kur të ulet sadopak prestigji i përdhunuesve turq,para gati 200 vjetëve thyesat kanë qënë pjesë e matematikës në universitet!sot ato janë në aritmetikën e klasës së tretë a të katërt,nuk më kujtohet mirë!
      ky me të vërtetë është si një hartim,por nuk ka rëndësi se si është shkruar rëndësi ka që në atë kohë është shkruar për të!!
      ti moj kllufe,kujton se atëherë ka qënë si sot!!ku çdo gjë e shikoje drejtpër drejt në tv ose lajmet i kishte maksimumi 10 minuta të freskëta nga gjithë bota!?jo moj debile,jo!!
      atëherë të arinte të mësohej për një ngjarje në një distancë aq të largët,duhej të kalonin vite në mos shekuj!!por më e keq,ngjarja të humbte rrugës!!
      truri tënd ësht nivel i shkollës fillore mi debile,sepse llogjikon si një 10 vjeçar!!
      ose ajo që lë të kuptohet është përkatësia tënde,ose afërsia,me pushtuesin turk!!
      po të jesh gjak turku nuk më vjen keq!!popullin tënd mbron,pavarsisht se pa të drejtë!!por po të jesh shqiptare do të thotë se të kanë pjerdhur trurin me besim fetar!!më e keqja është se për hatër të besimit ti mohon kombin,historinë e tij!!mohon dhunën,përdhunën që kanë bërë ata ndaj nesh!!
      merr gjerdanin dhe hidhu në erë motra!!do të ta bëjmë “hallall”,pavarsisht se do të na vrasësh njerëzit tanë prap një fitore për ne do të jetë!!
      NJË HALE,SI TI,MË PAK!
      shqipëria ka bërë shumë sakrifica për të nequr qafe ndyrësinë që ka brënda!!për njerëz si ti ja vlen të derdhet gjak!!hiqet ai i keqi,ai i infektuari,ai i helmuari!!hiqet sëmundja!!

  • ” ti nuk ke nevojë që të të gjejmë varrin, sepse memorja jote ka gjetur po aq monumente sa ka zemra ndër shekuj.” –me bukur e me drejte nuk thuhet dot.

  • Mekati me i madhe qe te mohoshe lavdin e Gjergj Kastriotit.ju analfabet qe keni zhgarravitur ne komente tu vije turpe faqe zinje.

  • Dicka mes letersise dhe historise.Nje proze poetike kushtuar heroit tone kombetar.Ky stil ishte ne mode ne mesjete,Nuk shoh ndonje gje te keqe ketu.

  • Si thoshte lubonja me klosin, Aleksandri i Ri aka Skenderbeu eshte nje mith po por ishte mith nder te gjalle. AI, me i madhi me i ndritshmi nga raca e shqiptareve, bekimi i Shqiperise. Ai dhe Pirro dy kokat e shqiponjes, Nene Tereza zemra e shqiponjes.

    • dhe ti je nje idiot i lindur qe nuk kupoton thelbin e asaj qe thuhet, ose nje anitshqipetar me rrenje……..

    • Foli dhe GREKU me emrin e rremë ”Arben”, O grek po vere të paktën nofkën ”Aqil” ose ” Pucofagos”, mos na i ndyj emrat e bukur Shqiptarë.
      Përralla janë ato që ju tregojnë juve grekërve në mësimet e Historisë, duke ju thënë se BOÇARI-XHAVELLA-BUBULINA-MIAULI-KARAISKAQI-BYTHGURI(KOLLOKOTRONI), etj etj janë Grekë (të bythës) të kulluar, paçka se Marko Boçari mësoi greqisht në moshën 21 vjeçare në kampin Francez të Korfuzit, Ja i dashur Grek KËTO JANË PËRRALLA ME MBRET TË CILAT I MËSONI JU NË HISTORI, por ty të duken përralla këto sepse këto kohët e fundit KENI HYRË EDHE JU NË GARË PËR KOMBËSINË E SKËNDERBEUT, BASHKË ME TURQIT-SËRBËT-SLLAVOMAQEDONËT. I dashur BYTHGRISUR Grek SKËNDERBEU ISHTE ËSHTË DHE DO TË MBETET NJË MIT NJË LEGJENDË SHQIPTARE, ASHTU SIÇ ISHTE EDHE PIRROJA EDHE ALKESANDRI I MADH (Ky i fundit gjysmë SHQIPTAR)

      • o korçar ky i fshehuri pas emrit arben nuk është gërk,or lal!!
        është karaturk safi!!bile karaturk me origjinë nga sudani!!
        pavarsisht se kutërbon të njëjtën ndyrësi nuk është gërk!!

    • sidoqoftë janë më të vërteta se ato me të cilat të kanë mbushur rradaken ty o turk i qelbur!!
      si përrallat e muhametit dhe ato të një hale me sulltanër të tredhur!!
      shkërdhatë turke!

  • GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU, figura me e madhe dhe e jashtezakonshme e popullit dhe kombit shqiptar. I cili mbrojti jo vetem shqiptaret por njekohesisht ishte MBROJTESI me i MADH i KRISHTERIMIT EVROPIAN. Me kete figure legjendare duhet kerkuar hyrja e SHQIPERISE dhe SHQIPTAREVE ne BASHKIMIN EVROPIAN, se po te mos ishte ky gjigand nuk dihet es eku do te arrinin pushtimet dhe shkaterrimet qe do te benin SULLTANET injorant, pervers te PERANDORISE ARKAIKE OSMANO-TURKE.

    • A,përveç kësaj gjysëm fjalie”Me kete figure legjendare duhet kerkuar hyrja e SHQIPERISE dhe SHQIPTAREVE ne BASHKIMIN EVROPIAN,”jam i një mëndje me ty!!
      nëse so të mbahesim me ishim çfarë ishim,dhe europa ose bota e përparuar do të shkonte në të sëmës!!
      nëse ne duhet të hyjmë në bashkimin europian!?duhet të ndodhë sepse ne e meritojmë dhe jo për lëmoshë të historisë!!deri më sot ne kemi bërë gjithnjë një gabim “të vogël” por që ka qënë i tmerrshëm për ne!!
      gjithnjë kemi LYPUR,gjithnjë e kemi vënë veten nën këmbët e gjithkujt,pavarsisht se ne kemi bërë gjithçka më shumë se të tjerët!!vetnënvlerësimi ynë ka bërë që ne të mos e ngremë asnjëherë kokën!!
      edhe tashti politika e tredhur,e korruptuar dhe injorante shqiptare po përdor shumë e shumë energji për të gjetur mënyra të ndryshme,të ndyra për antarsim,thënjet e ramës”do të na pushtojë fondamentalizmi islamik”,gomarllëqet e kodheles”do të na mësyjë rusia”,se sa të punonte me ndershmëri për të krijuar një shtet të fortë e të barabartë me të tjerët!!
      ne i kemi mundësitë që të çajmë përpara pa kërkuar lëmoshë!!
      e para mjafton që poliitkanët tanë të mos vjedhin kaq hapur dhe me një grykësi të paparë!
      e dyta ne si popull nuk duhet ti shohim si perënditë që po na mbajnë me frymë!!e kundërta jemi ne që i mbajmë gjallë ata!!
      e treta po nuk u kuptuan këto dy të parat nga ne populli!?pirdhi në të muhabetit dhe po hymë në BE për hatër të pirros aleksandrit atë skënderbeut!!historia të nderon,por për të mbushur pjatën është puna ajo që e bën!!
      ne po flasim për histori dhe ngaqë sna mbetet më kohë!?nuk punojmë fare!!
      përveç heronjve tanë në histori ne kemi dhe shumë tradhëti dhe grabitje!!
      sot në vënd që të marrim si shëmbull heronjt,ne veprojmë si pjesa tjetër!si tradhëtarët dhe grabitqarët!tradhëtojmë interesat e popullit tonë,grabisim popullin tonë dhe me dredhi përpiqemi të mashtrojmë BEnë!!
      puna vëlla puna të çon në BE!!kur ke bërë këtë atëherë skënderbeu,historia,të vë në krye të këndit!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *