Gjergj Meta: Vizita e Papa Françeskut në Tiranë nuk është politike

Bledar Lumani

Vizita që pritet të bëjë Papa Françesku në Tiranë ka shkaktuar shumë komente.

Kjo, sidomos për faktin se Shqipëria është një vend me shumicë myslimane.

Por, koordinatori i për vizitën e Papës, Gjergj Meta, thotë se kjo nuk është një vizite politike.

Sipas tij, kemi të bëjmë thjesht me një vizitë rutinore.

Udhëtimi Apostolik i Papës Françesku në Shqipëri është një çështje tërësisht baritore, pavarësisht ngjyrimeve politike që kanë kërkuar t’i japin kësaj vizite, sidomos duke qenë se shpallja e saj përkoi me vendimin për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Vetë natyra e Institucionit papnor është thelbësisht, kryesisht dhe tërësisht e tillë. Kur them baritore e kam fjalën që ai vjen këtu më së pari si Bariu Universal i të krishterëve katolikë. Nga përmasa baritore e misionit të Papës rrjedh edhe karakteri politik që mund të mveshë një vizitë e tillë. Në këtë prizëm, ai takon edhe personat që përfaqësojnë institucionet politike të vendit ku është Kisha dhe ku jetojnë të krishterët.

Aq e vërtetë është kjo saqë një Papë mund të shkojë të vizitojë një vend vetëm nëse ka një Kishë që e pret, vetëm nëse merr ftesë nga kisha lokale.

Po pse në Shqipëri? Ky Papë ka një parapëlqim për ata që janë më të vuajtur dhe më në periferi të vëmendjes së “të fortëve”. Kjo nuk është tekë e një pape, por ky është vetë Ungjilli. Në fakt, Jezusi në Ungjillin e Lukës thotë, duke cituar Besëlidhjen e Vjetër, se ka ardhur t’u shpallë ungjillin të vobektëve. E kjo është detyra e Kishës, kjo është detyra e misioni i një pape.

 E ky është një sinjal i qartë se vuajtja dhe dhimbja njerëzore kanë një rëndësi të veçantë për të dhe se pikërisht duke u nisur nga kjo, ai vjen në Shqipërinë tonë të vuajtur. Duke zgjedhur Shqipërinë të parin vend në Europë, ai tregon se Kisha ka përparësi të veten ato realitete që kanë nevojë më shumë. Është një sinjal për Europën e luksit, por edhe për të tanët, vëmendjen ndaj situatave të mënjanuara të shoqërisë si një rrugë për zhvillimin integral të vendit dhe zhdukjen e hendekut ndërmjet atyre që notojnë në luks e atyre që diskutojnë bukën e gojës”, thotë ai në një intervistë për “Mapo”/b.l

Share This Article
4 Comments
  • Vatikani nuk ben politike, Vatikani qendron prane te vuajturve, Vatikani qendron prane te varferve etj, etj.
    Me keto lloje mashtrimesh dhe genjeshtrash ne drite te diellit, nuk eshte hera e pare dhe e fundit qe propaganda e nje institucioni gjigant famekeq, pregatitet per misionin e saje baritor ne shqiperi.
    Ndarja artificiale qe i behet popullsise se shqiperise, ne shumice myslimane dhe pakice katolike dhe ortodokse eshte nje produkt i politikes shkaterruese te pushteteve ne fuqi gjate ketyre 23 vjetesh dhe nga te gjitha partite qe kane qene ne pushtet.
    Nga te gjithe dihet se shqipetaret nuk e duan nje etiketim ne katolik, mysliman etj.

    Te pretendosh se Vatikani nuk ben politike do te ishte njesoje sikur te thuaje se nje prostitute nuk kryen marredhenije seksuale me klientet e saja. Historija dymijevjecare e ketij institucioni eshte nje politike agresive dhe ne nderthurje me pushtet e ndryshme te vendeve ku kisha katolike eshte prezente, pa marre parasysh nese kane qene vende demokrate apo diktatura (perjashto ato komuniste).
    E gjithe veprimtarija e Vatikanit eshte nje politike e vazhdueshme, me te gjitha mjetet qe njeh historija e shkuar dhe e soteme

    Vatikani ka nje perkujdesje per te vuajturit dhe dhimbjen njerezore. Ne historine e njerezimit kisha katolike ka derguar me miliona njerez te pa fajshem ne kasaphane dhe ka vrare e prere sa ka dashur. Kryqezatat e kishes katolike ne drejtim te Jeruzalemit, zhdukja dhe shkuarja ne hell per se gjalli e fiseve indiane ne Amerike, jane kryer ne prezence te misionareve katolike qe i kane bekuar me bibel ne dore dhe qe jane miratuar dhe shpallur te shenjte nga Vatikani keta misionare te krimit masiv.
    Dramaturgu irlandez Sean O`Casey (1880-1964) shkruante : “Politika ka derguar me mijera ne kasaphane, besimi fetar me dhjeteramijera”.
    Ne te dyja lufterat boterore (pa permendur ato rajonale) ushtrite jane bekuar nga “eterit e shenjte” te kishes katolike. Kush pretendon se keto nuk jane vuajtje dhe dhimbje te njerezimit ?! Padyshim ata qe i kane bekuar dhe shtytur me ungjill ne dore, pra Vatikani.
    Vuajtjet dhe dhimbjet qe i ka shkaktuar Vatikani popujve te botes eshte e pa mase dhe i tejkalon te gjitha regjimet me kriminale ne bote.
    Vatikani qendron prane te varferve; kete e shohim perdite se si ushtria e prifterinjve, peshkope, kardinale dhe Papa, te veshur me rrobat nga me te shtrenjta dhe te mbuluar me kryqe dhe unaza te florinjta ne trup, vijne verdalle ne kisha te mbuluara me mermer nga me i zgjedhuri, me statuja dhe simbole kishtare te florinjta dhe me banesa individuale qe nuk i lene asgje lluksit me te madh qe mund te imagjinohet.

    Natyrisht do te na thuhet se kjo ushtri prifterinjsh ushqehet vetem me buke, kripe dhe uje, nje prove jane fytyrat e skuqura dhe te yndyrshme te “eterve te shenjte” qe Zoti ua kthen keto vuajtje ne shendet. Ata qe ngrysen dhe gdhihen me barkun bosh, per habi Zoti i ka harruar, megjithese prifterinjte bejne be e rrufe se luten vetem per varfanjaket.

    Qeverija shqipetare ka vene ne dispozicion 600 milione leke per te organizuar pritjen e Papes, a thua se qindra miliardat qe disponon kisha katolike nuk do ti dilnin per te “vuajturit” ne shqiperi. Per Vatikanin mund te permendesh me miliona fakte historike si nje instiucion fallsifikues, mashtrues dhe kriminal. Ata qe u shkojne nga mbrapa ketyre institucioneve, vetem se bejne lojen e Vatikanit dhe jane me ndergjegje ose te pa afte te kuptojne kete mashtrim sistematik te ketij institucioni.

    Pa dyshim media shqipetare dhe karnevalet e politikes shqipetare do te shtyhen me berryla per tu shfaqur ne skenen famekeqe te kesaj shfaqjeje qesharake dhe do te betohen per te ardhmen e vendit tone me ndihmen e Zotit. Papa do tu jape bekimin.
    Te nesermen karagjozet e politikes shqipetare do te vazhdojne “avazin e Mukes” kesaj rradhe dhe me bekimin e kishes katolike.

  • Gjergj vella i dashur , se te kam shqiptarin tim , ndoshta ti mund te mos me kesh vella se e quan veten vatikanas , por une te kam sepse do apo nuk do ti , gjaku yt eshte i njejte me timin !
    Te lutem mos t’i genjejme bashkvellezerit tane ! Jane tjeter gje konferencat zyrtare institucionale dhe tjeter angazhimet personale ! Do te ishte me e udhes te heshtje !

  • Pse diskutoni kot ?! ”Feja shq te shqiptaria ” ,kesaj t’i permbahen shqiptaret !
    Vizita e Papes vecse na nderon dhe s’ka asgje te keqe dhe aq me teper qe Papa Frances-
    ku shquhet per qendrimet e tij perparimtare ! Shtoj edhe nje fakt se kryepeshkopi ne Argje-
    tine aktualisht eshte njeri me origjine arbereshe , mbase edhe kjo ka bere qe Papa Francesku
    te kete nje simpati te vecante qe ka pranuar te vizitoje Shqiperine ,si vizite e pare ne kontinen-
    tin tone dhe jo per ate qe thote komentatori si ”vend i varfer” se po te ishte keshtu Papa mund
    te vizitonte perpara ishujt Papuas, apo Sierra Leonen,Haitin etjetj. Por po viziton Shqiperine.
    Pra’nuk ka lidhje kjo vizite me varferine apo me ”luksin e Evropes” !

    • Nuk eshte fjala qe vizita e Papes eshte gje e “keqe” , por se siguriaht qe eshte politike ! Te gjitha qendrat ideologjike ne bote vetem me politike merren , pavaresiaht se cili eshte “instrumenti” qe perdorin ! Nga kjo nuk ka si te beje perjashtim Papa apo Vatikani , i cili nuk eshte nje qender ideologjike dosido ! Per kete repkikuam me Gjergjin .

      Persa i takon “per mire” , apo “per keq” , ne jemi popull dhe s’kemi si ta dime paradhenie , por e lexojme vetem nga analiza e “pasojave” !

      Ne kishim ketu edhe Patriarkun Bartolome , por Irineji , ia menderosi viziten ! Nese ishte i planifikuar “aksioni” , apo ishte rastesi , gjithkush qe e njeh politiken , nuk para beson tek rastesite !

      Prandaj populli yne , te cilin e kane denigruar dhe akuzuar si te paqyteruar ka edhe nje fjale te urte : “te presin sipas veshjes dhe te percjellin sipas kokes !”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *