Gjergj Ndreca largohet në Belgjikë. Shkak, trajtimi jonjerëzor nga ana e shtetit

anazapta

Gjergj Ndreca është larguar së bashku me familjen nga Shqipëria. Të afërm të tij thonë se ish-i përndjekuri që u bë simbol i protestës kundër trajtimit të kësaj shtrese nga qeveria, është larguar drejt Belgjikës familjarisht. Pritet që Gjergji të kërkojë azil politik atje.

Familjarët e Ndrecës, të cituar nga NEWS 24, u shprehën se ish-i burgosuri i komunizmit u largua nga vendi për shkak të trajtimit jonjerëzor nga ana e shtetit.

Gjergj Ndreca ishte një ndër organizatorët kryesorë të grevës së urisë së ish-të përndjekurve, të cilët kërkonin që qeveria t’u shlyente paratë e dëmshpërblimit për vitet e kaluara në qelitë e burgjeve komuniste.

Ndreca i vuri flakën vetes gjatë grevës, duke mbetur i dëmtuar.

Share This Article
3 Comments
  • Shume mire ka bere!
    Sa te vihet drejtesi ne Shqiperi, Gjergj Flakadanit, do ti kish mbire bari!….
    Poshte Barbari i Viçidolit!…

    • sic e thashe dhe me larte ai mund te largonte familjen po jo veten,ky u betua dhe u stere betua qe do luftonte per te drejtat e te perndjkurve,ai vetem per shokun e tyre qe vdiq nuk duhet ta lene punene e nisur kundra kesaj qeverie kriminelesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *