Gjergj Xhuvani nuk i tregoi familjes për problemin që e çoi drejt Italisë

Bora Basholli

Regjisori Gjergj Xhuvani, që ndërroi jetë mesditën e djeshme e kishte mbajtur të fshehtë gjendjen shëndetësore nga familja e tij.

Ai ishte nisur vërtet drejt shtetit fqinj për të xhiruar filmin e ri ‘Liqeni im’, një bashkë-produksion italiano-shqiptar.

Xhuvani qëndroi në Itali edhe dy ditë më tepër pas përfundimit të xhirimeve të filmit.

Regjisorin kishte filluar ta shqetësonte një gungë në këmbë dhe nuk i kishte treguar asgjë familjes së tij.

Gunga nuk e lejonte të mbante protezën që Gjergj Xhuvani kishte prej kohësh, pasi regjisorit i mungonte një këmbë.

Familja e tij është njoftuar ndërkohë që ishin nisur nga pushimet në Sarandë drejt Tiranës.

Ata ishin përgatitur për të pritur familjarin e tyre në aeroport, që duhej të mbërrinte rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme.

Por fatkeqësisht, në vend të Gjergjit familja mori lajmin e kobshëm për vdekjen e tij.

Regjisori i njohur u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 56-vjeçare në një spital në kryeqytetin italian, Romë.

 

 

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • te trondit denimi i djalit te bariut te dhive . por eshte thjesht gabim budallenjesh te vecante “komunist”, por edhe pak trillim ..”artistik” . kta dy bashkeshorte te uruar, a s’mund te mbanin pak ne fre te birin e tyre …

    • @ironi e fatit. Bari dhish je vete o fashist i Salovicit qe ben polutike edhe me vdekjen. Gjergj Xhuvani ishte ARTIST e keshtu do mbahet mend. I pari qe coi Shqiperine ne Festivalin e Kanes. Po ti cfare ke arrritur me shume ne jete?
      Mos u merr me fatkeqesine e nje artisti, po merru me djalin e Salovicit qe eshte i lire edhe pse hodhi ne ere 28 veta ne Gerdec, ne fabriken e tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *