Gjermani, arrestohen qindra mbështetës të së djathtës ekstreme

Saimir Lleshi

Qindra persona të së djathtës ekstreme janë arrestuar në Gjermani pas protestave të shumta dhe trazirave që kanë shkaktuar në Lajpcig.

Të paktën 211 persona përfunduan në pranga, pasi mbrëmë u vunë flakët automjeteve, thyen dritare si dhe dëmtuan pronat në këtë qytet.

Mijëra mbështetës të lëvizje kundër migrimit, PEDIGA, kanë mbajtur demonstratë paqësore. Policia tha se të 211 personat e arrestuar gjendeshin në listat e njerëzve që janë “simpatizues të së djathtës ose pjesëtarë të grupeve të dhunshme sportive”.

Policia tha se pjesëtarët e së djathtës ekstreme i ka vendosur në një autobus, i cili është sulmuar nga mbështetësit e së majtës. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *