Gjermani/ Bllokohen 252 orë false, dyshohet se destinacioni ishte Shqipëria

Bora Basholli

Zyrtarët doganorë të Aeroportit të Frankfurtit në Gjermani kanë konfiskuar 252 orë dore të falsifikuara, të cilat kishin si destinacion  final Shqipërinë. Orët e sekuestruar kishin si adresë nisje Hongkongun dhe destinacioni i tyre ishte tregu i Shqipërisë.

Kështu ka deklaruar të enjten një zëdhënëse e zyrës doganore, shkruan Welt.de.

Krahas orëve të dorës, agjentët doganorë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 148 qese prej letre me mbishkrime të falsifikuara të markave të njohura të orëve.

Çmimi në treg i orëve nëse ato do të ishin origjinale arrin rreth 60,500 euro. Sipas mediave gjermane, bllokimi i orëve është kryer me 26 mars, por informacioni është shpërndarë në publik një ditë  më parë.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *