Drejtuesja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, heq dorë nga kandidatura për kancelare, si edhe nga posti i kryetares së CDU-së.
Pas ngjarjeve në landin e Tyringjisë javën e kaluar, ku një kryeministër liberal (FDP) u zgjodh me votat e partisë populiste të djathtë, AfD dhe u dorëhoq pak ditë më vonë, kryetarja e partisë kristian-demokrate, CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer ndeshi në kritika të forta që vunë në dyshim autoritetin e saj.
Tani ajo vendosi të heqë dorë si nga kandidatura për kancelare ashtu edhe nga pozicioni i kryetares së CDU-së, bëri të ditur presidiumi i CDU-së në Berlin, sipas një zëdhënësi konservator.
Kramp-Karrenbauer, tha në presidium, citon dpa,se ka “një marrëdhënie të pasqaruar të pjesëve të CDU-së, me AfD dhe Të Majtët”. Ajo është kundër një bashkëpunimi me AfD dhe Të Majtën. Në të njëjtën kohë është e qartë, që kryesimi i partisë dhe kandidatura për kancelare janë në një dorë.
Sipas AKK në verë ajo do të organizojë procesin e kandidaturës për kancelar, do ta përgatisë partinë për të ardhmen dhe do të dorëzojë postin e kryetares, thuhet në njoftimin e presidiumit të CDU-së. Njoftohet se Merkel do ta mbajë Kramp-Karrenbauer si ministre të Mbrojtjes./DW
o.j/dita

Hajdeni ketu ne shqiperi kryeministre zonje e nderuar ,kemi shume nevoje per ju ,na mbyten anti shqiptaret vendas hajdute .
eh ku marrin vesh gjermonët nga politika!!
kjo motra nja dy kritika dhe o burra e mbathja nga sytë këmbët!!
motra bohen thjeshtë e thjeshtë punët!!boj kongresin ndërro statutin dhe fresko partinë!!
me një fjalë, se mos nuk je në gjëndje me kuptu,se të trashë jeni ju gjermont,hiq ata që të kanë kritikuar dhe zëvëndëzoji me bythëlëpirës!!ky quhet fraskim,pavarsisht se ata që të kritikojnë janë 20 vjeçarë!!kritikë=pleqëri,mburrje=freskim!!