Gjermani, dyshohen si terroristë islamikë, pranga 10 persona

Bora Basholli

Policia gjermane arrestoi 10 persona të dyshuar si terroristë islamikë pas operacioneve në shtetet perëndimore të vendit, Vestfalia e Rinit Verior dhe Baden-Vyrtemberg.

Ata po hetohen me dyshimin për përgatitjen e një sërë sulmeve terroriste”, tha një zëdhënës i prokurorisë së Dyseldorfit.

Ndërkohë që nuk kemi shënjestrat e sakta të këtyre sulmeve, ne po shohim lidhjet e mundshme të tyre me ISIS-in”, shtoi ai.

Ne dyshojmë se ata ishin një grup i krijuar nga ISIS-i”, theksoi zëdhënësi. Operacionet policore u zhvilluan në Esen, Dyseldorf, Vupertal, Mynshengladbah, Duisburg dhe Ulm.Nuk dihen saktësisht kombësitë e të arrestuarve”.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *