Të djathtët në Gjermani propozojnë që të gjithë qytetarët duhet të kenë mundësi të blejnë armë për të mbrojtur veten dhe familjet e tyre.
“Të gjithë e dimë se sa kohë i duhet policisë të mbërrijë, sidomos në zona jo shumë të populluara”, tha Frauke Petry, një nga dy liderët e partisë, në një intervistë për gazetën “Funke Mediengruppe”. “Nuk është një çështje për t’u shqetësuar kur rezidentët janë të armatosur”, shtoi ajo. “Sidomos kur merren parasysh shkurtimet në departamentin e policisë, të cilat kanë bërë që shteti të humbasë një pjesë të monopolit të përdorimit të forcës”, theksoi Petry.
