Gjermani, edhe birrat me “probleme”?

Dita

Pas çokollatës, alarm edhe për një tjetër produkt të konsumit të përditshëm. Disa marka të birrave gjermane kanë në përbërjen e tyre glifosat, një herbicid i zakonshëm që mund të shkaktojë kancer.

Lajmi i publikuar në media e ka origjinën në disa analiza që ka bërë Instituti për Ambientin në Monako.

14 markat më të mira të birrës në Gjermani janë analizuar për këtë element.

Nivelet e regjistruara lëvizin nga 0,46 deri në 29,74 mikrogramë për litër. Në disa raste, ky nivel është 300 herë më i madh se ai 0.1 mikrogramë, i cili është norma e lejuar për ujin e pijshëm.

Glifosati është futur vitin e kaluar në listën e kimikateve që mund të shkaktojnë kancer. Por Instituti Federal për Vlerësimin e Rrezikut thotë se ai nuk është i rrezikshëm për konsumatorin.

“Një i rrituri mund t’i shkaktohen dëme shëndetësore nga ky element vetëm nëse pi 1 mijë litra birrë në ditë”, thuhet në një njoftim.

Share This Article
1 Comment
  • Birra duhet ndaluar. Per arsye se provokon rende islamiket e devotshem. Octoberfest gjermanet duhet ta festojne me aranxhata. Ne shenje solidariteti me klandestinet. Si dhe per faktin se refugjatet kur pijne birre gjermane, bejne perdhunime ne grup te vendasve te pa mesuar akoma me Mikpritjen e refugjateve. Europa duhet te mesohet te rroje si klandestinet. Kjo arrihet me lehte se klandestinet te behen europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *