Prodhuesi amerikan i çokollatave “Mars Inc” ka njoftuar se do të bëjë tërheqjen e çokollatave “Mars” dhe “Snickers” e edhe disa produkte tjera në Gjermani të martën pasi në një prej produkteve janë gjetur copëza plastike.
“Dëshirojmë që konsumatorët që i kanë blerë ato produkte të prekura të mos i konsumojnë”, ka thënë kompania “Mars” në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e saj në Gjermani, raporton “Reuters”.
Më tej thuhet se kompania ka tërhequr të gjitha produktet “Mars” dhe “Snickers”, “Milky Ëay Minis” dhe “Miniatures” e edhe disa lloje të caktuara kutive të ëmbëlsirave me datat e skadencës nga 19 qershori, 2016 deri më 8 janar 2017.
Megjithatë, nuk ka përmendur sasinë totale të produkteve të prekura e as ndikimin financiar që do të ketë tërheqja e tyre nga tregu.
