Në pjesën e dytë të kësaj analize mbi ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri dhe debatet e sotme, autori trajton me fakte dhe shembuj konkretë, principin e vendosjes së datave historike nga fitimtarët, rrëzon teorinë e luftës civile në Shqipëri bazuar në analogji të shumta të asaj periudhe në Europë, dhe denoncon një tis të sheqerosur zbutjeje që së fundi po i vishet pushtimit italian dhe atij gjerman. Si kanë vepruar popujt e Europës pas lufte me bashkëpunëtorët e nazifashizmit? Si ka vepruar Vatikani i asaj kohe të rëndë me hierarkët e fesë katolike që jo vetëm u bënë vegla, por edhe morën poste të larta nga pushtuesit?
Nga Shaqir Vukaj
Duket qesharake dhe ka për të mbetur në analet e historisë, se si një parlament vendos për data historike, siç ka ndodhur më 22.11.1993, në një seancë të posaçme të Kuvendit Popullor, ku për orë të tëra u diskutua se kur ishte çliruar Shqipëria, më 28 apo 29 Nëntor. Por tashmë Partia Demokratike kishte dalë hapur dhe mbronte datën 28 Nëntor, si ditë e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë. Për ta bërë më bindës “vendimin” e Kuvendit, partia në pushtet kishte krijuar një komision “shkencor”, me përbërje tepër të dyshimtë, i krijuar tinëzisht, pa asnjë aprovim të Kuvendit Popullor apo të Kryesisë së tij. Binte në sy, që në përbërjen e këtij komisioni kishin përfshirë edhe një anëtar, të cilit do i fusnin djalin në burg e do e kërcënonin me dënim, një tjetër, që i premtonin t’i çonin djalin në ambasadë apo edhe një bashkëpunëtor të ish Sigurimit të Shtetit, të cilit i tundnin letrat e vjetra… Në këtë të ashtuquajtur komision, kishin atashuar dhe dy deputetë të PD, që për nga profesioni nuk i lidhte asgjë me historinë, por që ishin dalluar për shkrimet e “studimet” e tyre kundër Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Pa u zgjatë me përmbajtjen e atij relacioni të paraqitur në emër te komisionit, por që nuk bindte askënd, madje as ata, në emër të të cilëve u paraqit (prandaj ata nuk e kishin firmosur) dhe, pavarësisht vendimit qesharak që mori Kuvendi, shumica dërmuese e shqiptareve u bindën se ajo ishte një farsë. Madje, aty u duk edhe më qartë se Dita e çlirimit për shqiptarët, do mbetej 29 Nëntori ashtu siç e kishin vendosur fitimtarët, ata që kishin çliruar Shqipërinë.
28 apo 29?
Shumë letër e bojë është harxhuar këto dy dekada për të “përcaktuar” datën e çlirimit të Shqipërisë. Ç’rëndësi ka kur ka ikur gjermani i fundit nga tokat shqiptare, në ora 23 të dt. 28 nëntor apo në ora 1 të dt. 29 nëntor. Sipas dokumenteve të Shtabit të Përgjithshëm Gjerman, data 29 nëntor 1944 është dita e largimit përfundimtar të pushtuesve gjermanë nga Shqipëria. Studiuesi i çështjeve shqiptare, Bernd Fisher shkruante para 10 vitesh, se sipas materialeve që kishte parë në arkivat gjermane, gjermanët si datë të tërheqjes nga Shqipëria, kanë përcaktuar datën 29 Nëntor. Në një intervistë që ai dha para pak ditësh, thoshte se kishte lexuar ditarin e një oficeri gjerman që shkruante se gjermanët ishin larguar nga Shqipëria më 4 dhjetor. Fisheri apo studiues të tjerë, të huaj apo shqiptarë, mund të gjejnë ditarë të gjermanëve të tjerë, ku mund të shkruhet se gjermanët janë larguar më 5, 7 apo 10 dhjetor. Ç’rëndësi kanë këto. E rëndësishme është që Shqipëria u çlirua dhe kjo ka qenë dhe mbetet kryesorja.
Për kureshtje të lexuesit, në Europë, dita e fitores mbi nazifashizmin përkujtohet në dy data, më 8 maj dhe më 9 maj. Kjo sepse, sipas kohës së Europës Qendrore, lufta ka përfunduar në ora 22 e 43 minuta të datës 8 maj, kur në Moskë kishte filluar dita e re, pra ishte data 9 maj, pavarësisht se njësi të ushtrisë naziste vazhdonin të rezistonin edhe mbas datës 9 maj. Kështu në perëndim të Lituanisë luftimet kanë vazhduar deri më 15 maj, më 14-15 maj është zhvilluar beteja e Poljanskit në Jugosllavinë Veri-Perëndimore. Në ishullin holandez Teksel, luftimet kanë vazhduar deri më datën 20 maj. Nazistët gjermanë janë larguar nga Praga mbas datës 9 Maj etj. Me të drejtë, në vitin 2004, Asambleja e Kombeve të Bashkuara vendosi që fitorja mbi fashizmin të përkujtohet në të dy datat, 8 dhe 9 Maj (vini re: Asambleja e Përgjithshme e OKB vendosi të përkujtohen të dy datat dhe nuk u mor aspak me datën e përfundimit të luftës, sepse këtë e kishin përcaktuar fitimtarët). Në të vërtetë, si datë e përfundimit të Luftës Dytë Botërore është data 2 shtator, sepse në këtë ditë të vitit 1945, është nënshkruar Akti i Kapitullimit të Japonisë, por tashmë është bërë traditë që fitorja mbi nazifashizmin të përkujtohet në datat 8 dhe 9 Maj.
Luftë Nacional Çlirimtare apo Luftë Civile?
Në kuadrin e sulmeve dhe mohimit të Luftës Nacional Çlirimtare, krahas me ndryshimin e datës së çlirimit, (projektuesit e kësaj farse duket e kuptonin se kjo nuk do të zinte vend në sytë e opinionit të gjerë) u hodh edhe ideja se Lufta Nacional Çlirimtare ka qenë Luftë Civile. Fillimisht opinioni i gjerë nuk e mori seriozisht, sepse ngjarjet, zhvillimet dhe faktet e shumta flisnin krejtësisht ndryshe. Kuptohet se kjo ishte një sajesë tjetër kundër kësaj lufte dhe, jo e vetmja, mbasi do të dëgjonim sajesa e përçudnime të tjera.
Dua t’u kujtoj atyre profesorëve e studiuesve (megjithëse te paktë në numër) që flasin e shkruajnë për të ashtuquajturën Luftë Civile në Shqipëri, se si i trajtojnë luftërat civile specialistët e njohur të kësaj fushe. Së pari, sipas specialistëve më të njohur në botë në ketë fushë, në një vend të pushtuar nuk mund të ketë luftë civile, sepse nëse aty luftohet, luftë mund të zhvillohet vetëm kundër pushtuesit, pavarësisht zënkave, grindjeve apo edhe përleshjeve me armë që mund të zhvillohen midis fiseve apo grupimeve rivale, shpeshherë të nxitura e të mbështetura nga pushtuesi, apo në shërbim të tij. Specialisti i njohur i kësaj fushe, Profesori i Universitetit të Stenfordit, Xhejms Feron e përcakton kështu: “Luftë Civile është konflikti i dhunshëm brenda vendit, luftë e grupeve të organizuara, që kanë për qëllim marrjen e pushtetit, në qendër ose në rajone, ose që kanë për qëllim të ndryshojnë politikën shtetërore”.
Sipas Konventës së Gjenevës, kriteret e Luftës Civile janë:
- Palët ndërluftuese duhet të zotërojnë pjesë të territorit të vendit
- Pala kryengritëse duhet të ketë pushtet mbi popullsinë e një pjese të caktuar të territorit të vendit.
- Kryengritësit duhet të njihen si palë luftuese.
- Qeveria është e detyruar t’i shmanget përdorimit të forcave ushtarake kundër kryengritësve.
Sipas këtyre specialistëve, në periudhën 1816-1997, në botë janë zhvilluar 213 luftëra civile, ku si më të përgjakshmet përmendin Luftën Civile në Amerikë (1861-1865), Luftën Civile në Rusi (1917-1922), Luftën civile në Kinë (1927-1950), Luftën Civile në Spanjë (1936-1939), Luftën civile në Greqi (1946-1949), Luftën e Dytë civile në Sudan (1983-2005) etj. Në listën e luftërave civile të zhvilluara (për të mos marrë kohën e lexuesit nuk po i përmend sipas radhës) specialistët nuk shkruajnë për asnjë luftë civile të zhvilluar gjatë Luftës Dytë Botërore në Europë, në vendet e pushtuara nga nazifashistët, për më tepër në Shqipëri. Madje ata nuk pranojnë që mund të zhvillohet luftë civile në një vend të pushtuar, duke e quajtur shpikje të disa politikanëve.
Gjatë Luftës Dytë Botërore, shumica e vendeve europiane ishin të pushtuara. Në disa prej këtyre vendeve, pushtuesit prishën kufijtë ekzistues, “zgjeruan” kufijtë e disa vendeve (Hungarisë iu dha Vojvodina, Bullgarisë Maqedonia, Shqipërisë iu hoq një pjesë e Kosovës dhe disa rajone të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë ju dha Çamëria), u krijuan shtete gjoja të pavarura (Kroaci, Sllovaki) etj. Kudo në këto vende, pushtuesit gjetën bashkëpunëtorë dhe me ta krijuan qeveri kukulla, krijuan njësi të rregullta ushtarake, garda, polici, milici, xhandarmëri etj.
Në shumicën e vendeve europiane, popujt u ngritën në luftë të armatosur kundër pushtuesve dhe, kuptohet ata luftonin edhe kundër bashkëpunëtorëve të tyre, që i kishin bashkëkombës, por që ishin vënë në shërbim të pushtuesit.
Mjaftojnë dy-tre shembuj. Më 10 korrik 1940, Heroi i Francës i Luftës Parë Botërore, Filip Peten, nënshkroi aktin e tradhtisë me pushtuesit gjermanë, për krijimin e “Francës së Lirë” me kryeqytet Vishinë (këtej ka lindur dhe vazhdon të përdoret emërtimi kolaboracionist – nga frëngjishtja bashkëpunëtor i pushtuesit, përndryshe tradhtar i Atdheut). Gjatë luftës së Rezistencës Franceze kundër pushtuesve nazistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre të Vishisë, ku u përfshinë Ushtria Franceze e udhëhequr nga De Goli, luftëtarë me pikëpamje të ndryshme, që nga katolikët e djathtë, anarkistët e deri tek komunistët, francezët janë përplasur shumë herë me armë me njëri-tjetrin, por askush deri më sot nuk ka marrë guximin të shkruajë se në Francë ka pasur luftë civile.
Dokumentet e zbuluara vitet e fundit në Rusi, tregojnë se gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur një pjesë e territorit të Bashkimit Sovjetik ishte e pushtuar nga nazistët gjermanë, rreth 2 milionë shtetas sovjetikë (të persekutuar e të pakënaqur nga pushteti sovjetik, emigrantë, robër lufte, përfaqësues të kombeve jo ruse etj.) të organizuar në njësi luftarake, si Ushtria Kombëtare Popullore Ruse, Ushtria Çlirimtare Ruse, Korpusi i Posaçëm Rus, Korpusi i Kavalerisë Kazake, Legjioni Gjeorgjian, Legjioni Armen, Ushtria Nacional Çlirimtare Ukrainase, Brigadat Malore Kaukaziane etj, kanë luftuar kundër Ushtrisë së Kuqe, por të organizuar dhe sipas planeve të nazistëve gjermanë. Deri më sot askush nuk ka shkruar për luftë civile në ish Bashkimin Sovjetik, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjermanët, mbasi pushtuan Çekosllovakinë, “krijuan” shtetin sllovak, ku në krye vunë kolaboracionistë vendas. Në gusht 1944 në Sllovaki plasi kryengritja, përvjetori i 70-të i së cilës u përkujtua para pak muajsh. Askujt nuk i shkon mendja të flasë e të shkruajë për luftë civile në Sllovaki, pavarësisht se aty u përgjakën sllovakët me njëri-tjetrin.
Dihet se në vendet fqinje, në Jugosllavi dhe Greqi, lufta kundër pushtuesve nazifashistë ka qenë shumë e fuqishme. Edhe në këto vende ka pasur forca që gjoja luftonin për çlirimin e vendit (çetnikët e Mihajlloviçit në Jugosllavi apo EDES-i i gjeneralit Zerva në Greqi) dhe që u përplasën me armë me forcat e organizuara që luftonin kundër pushtuesve nazifashistë, por askush nuk thotë e nuk shkruan, se në Jugosllavi apo Greqi, është zhvilluar Luftë Civile (Sikurse e thamë pak më lart, në Greqi Lufta Civile filloi me ikjen e pushtuesve).
Atdhetarë dhe tradhtarë
Në përpjekjet e dështuara për të mohuar Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, po dëgjojmë e po lexojmë edhe gjëra që nuk i kishte shkuar mendja askujt. Na thuhet se Shqipëria nuk qenka pushtuar nga Gjermania Naziste, madje “Hitleri i paska pas shumë xhan shqiptarët”, çka as vetë nazistët gjermanë nuk e kishin thënë asnjëherë. Në mbështetje të kësaj teze, se Shqipëria nuk ka qenë e pushtuar, ndonjë studiues, me titull madje edhe profesori, kërkon t’i paraqesë si “patriotë idealistë, burra trima të kombit” ata që e kishin shitur Shqipërinë sa herë u ishte dhënë rasti. Do të përmend përsëri Anton Harapin, meqë citohet dhe na sillet si shembull patriotizmi. Ishte ai që priti italianët me lule, ishte ai që kryesoi dërgatën e Shkodrës për t’i vënë kurorën Viktor Emanuelit, ishte ai që në kundërshtim me ligjet e rregullat fetare firmosi “bashkimin e Shqipërisë me Italinë” e më vonë u bë regjent i pushtuesve nazistë. Mund të vazhdoj me shumë shembuj të tjerë për këta farë patriotësh. Kë të përmend më parë, Shefqet Vërlacin, Eqrem Libohovën, Kol Bib Mirakajn apo Gjon Marka Gjonin, Mustafa Krujën apo Mit’hat Frashërin, Rexhep Mitrovicën apo Lef Nosin…? Krahasoni listën e deputetëve të parlamentit të vitit 1937 (parlamenti i fundit i ish Mbretërisë), me asamblistët e Asamblesë Kushtetuese të 12 prillit 1939. Për turpin e tyre, ata shitën A. Zogun, të cilit i kishin shërbyer me zell e servilizëm dhe kryesorja, shitën atdheun dhe brenda ditës u “bënë italianë”. Është e pabesueshme kur krahason përbërjen e parlamentit që përmenda më sipër me Asamblenë Kushtetuese të 12 prillit. Nga 6 ish deputetë të Prefekturës së Elbasanit, 5 u bënë asamblistë, nga 8 ish deputetë të Prefekturës së Beratit, 7 prej tyre u kthyen në asamblistë e kështu me radhë. Këta ishin patriotët dhe elita shqiptare!
Është e vërtetë se në të kaluarën janë bërë vlerësime e veprime të gabuara për disa figura të diskutueshme e që duhen korrigjuar e venë në vendin që u takon, por kolaboracionistët, kuislingët, ata që i kanë shërbyer pushtuesit kanë vetëm një emër: Tradhtarë të atdheut. Askujt nuk i shkon nëpër mend deri më sot për të rehabilituar Filip Petenin (heroin e Luftës Parë Botërore) ose Pjer Lavalin në Francë (i pari dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa i dyti dënuar me vdekje) apo Vidkun Kuislingun (kryeministër i Norvegjisë, me emrin e të cilit, etiketohen bashkëpunëtorët e pushtuesit, tradhtarët e atdheut, i dënuar me vdekje), Gjeneral Vllasovin në Rusi (dënuar me vdekje), Jozef Tison në Sllovaki (President i Sllovakisë, dënuar me vdekje), Joanis Ralis (kryeministër i Greqisë, dënuar me vdekje) etj. Janë ndërruar shumë qeveri në ish Çekosllovaki apo R. Çeke, të majta e të djathta, por askush nuk i ka ndryshuar dekretet vitit 1945 të Presidentit të Çekosllovakisë, Benesh dhe dënimet për bashkëpunëtorët e nazistëve gjermanë. Kështu mund të vazhdohet edhe për shumë të tjerë.
Rekomandimi që i bënte gjenerali anglez Dejvis, Komandës Aleate në dhjetor të vitit 1943 për kolaboracionistët shqiptarë, se “këta njerëz janë mësuar të bëjnë rolin e kuislingut me turqit, me italianët me gjermanët dhe, tani përpiqen të bëjnë këtë rol edhe me ne, prandaj rekomandoj, t’u bëhet atyre edhe një paralajmërim i fundit, se mbas lufte do të dalin para gjyqit si kriminelë lufte”, është zbatuar në të gjitha vendet e Europës mbas lufte. Duken të pabesueshme sot shifrat për dënimet e dhëna mbas lufte kundër bashkëpunëtorëve të pushtuesit. Në Francë, janë arrestuar rreth 170 mijë vetë, nga të cilët 120 mijë janë dënuar (nga këta me vdekje rreth 6000 vetë, pa përmendur rreth 50-60 mijë të ekzekutuar ditët e fundit të luftës për çlirim dhe ditët e para mbas lufte), dhjetëra mijëra vetë janë dënuar me burgime të ndryshme në Holandë (ku u arrestuan 150 mijë vetë), në Norvegji (ku u arrestuan 18 mijë vetë), Belgjikë, Danimarkë (ku janë arrestuar e dënuar me mijëra vetë, pa përmendur qindra të dënuar me vdekje) etj. Në këto vende janë dënuar deri edhe prostitutat që kanë “bashkëpunuar” me pushtuesit. Kështu mund të vazhdohet për shumë vende te tjera dhe lista do të zgjatej shumë…
Paradoksi shqiptar
Pushtuesit kanë gjetur kolaboracionistë e bashkëpunëtorë në shumë vende dhe, kjo nuk është dukuri vetëm shqiptare. E veçanta e kolaboracionistëve shqiptarë është se, në ndryshim me shumë vende të tjera europiane, në Shqipëri u vunë në shërbim të pushtuesit shumë nga ato që konsideroheshin si elitat shqiptare. Sigurisht është detyrë e historianëve, e studiuesve të kujdesshëm e të paanshëm, që me kujdes, nëpërmjet dokumenteve, të bëjnë diferencimin e duhur, e jo siç ka ndodhë në të kaluarën, sepse jo të gjithë ishin bashkëpunëtorë të pushtuesit. Por më e veçanta shqiptare është se, mbas viteve ‘ 90-të, kjo kategori pa asnjë dallim, vetëm nisur nga fakti se ishin dënuar në epokën komuniste, gradualisht filloi të rehabilitohej, madje disa prej tyre u dekoruan, iu bënë buste e pllaka përkujtimore, me emrat e tyre u emërtuan sheshe e rrugë, veprime këto që nuk kanë ndodhur në asnjë vend europian. Të bëhen tradhtarët heronj, për turpin e atyre që i kanë bërë dhe vazhdojnë t’i mbrojnë, ka ndodhur vetëm në Shqipëri. Ka ndodhur vetëm në Shqipëri, që me vendim të posaçëm të pushtetit, hiqen monumentet e heronjve te vërtetë e të hidhen në plehra, siç kanë vepruar me Heronjtë e Vigut, rast i pa dëgjuar askund në Europë.
Janë tepër të rrezikshme tezat që po hidhen ditët e fundit nga ndonjë studiues, që duke dashur të mohojë Luftën ANÇ, ndërmerr hapa tepër të rrezikshëm, kur shkruan se partizanët, ata që bënë luftën, ata ishin gati të jepnin jetën për atdheun, siç e dhanë shokët e tyre, na paskan qenë ca “fshatarë të varfër, me nivel të ulët kultural, ideologjik e politik që i ndërsyen, jo vetëm kundër okupatorit por edhe ndaj shqiptarëve”. Dhe jo vetëm kaq, por ata “paskan hyrë në Shqipërinë e Veriut si vjedhës, grabitës dhe dhunues të lirisë”. E ajo që i ve kapak dhe që është tepër e rrezikshme, është se “Jugu na paska pushtuar Veriun”, tezë tepër e rrezikshme antishqiptare. Besoj se ata që shkruajnë kështu e hedhin të tilla ide, duket i kanë harruar ngjarjet e vitit 1997, kur disa mendje e gjak prishur antishqiptarë, deshën të fusnin në luftë Veriun me Jugun. Në ngjarjet e kohëve të fundit në Ukrainë, ku po vriten ukrainasit me njëri-tjetrin, jo pa qëllim, por, për t’i ndërsyer kundër njëri-tjetrit, hidhen parulla të tilla si ato të pushtimit të Ukrainës Perëndimore nga Ukraina Lindore, apo anasjelltas, gjatë Luftës së Dytë Botërore…
Nuk është çudi që nesër të na thuhet se edhe pushtimi italian nuk ishte pushtim, por ishte “bashkim vullnetar i Shqipërisë me Italinë”, madje i bërë edhe ligjërisht nga një Asamble Kushtetuese, siç u quajt ajo e 12 prillit të vitit 1939, sepse është hedhur edhe ndonjë llaf si kalimthi, “po të kishim qenë bashkë me Italinë”, tani do të ishim ndryshe, madje do të ishim pranuar shumë më herët në BE, aty ku duan të shkojnë shumica e shqiptarëve… Duket e pabesueshme, por kështu dukej edhe para disa viteve kur hidhej ideja se Shqipëria nuk ishte pushtuar nga Gjermania Naziste, siç po na thuhet tani, dhe jo vetëm nga ndonjë person i veçantë, por edhe nga ndonjë politikan, madje edhe nga ndonjë që i thotë vetes historian.
Për ata që kërkojnë të bëhen më katolikë se Papa
Do ta mbyll me një veprim apo qëndrim tepër kuptimplotë të Vatikanit dhe Papa Piut XII, para se të kthehem për herë të fundit tek rasti i priftit katolik Anton Harapi dhe qëndrimin e Vatikanit ndaj tij. Në mars të vitit 1939, mbas pushtimit të Çekosllovakisë, u shpall “Republika e Sllovakisë” me në krye priftin katolik, Jozef Tiso, një shtet gjoja i pavarur, por që ishte krejtësisht nën kontrollin dhe urdhrat e Berlinit. Në kuadrin e persekutimeve, internimeve, burgosjeve e dënimeve të patriotëve sllovakë, sipas udhëzimeve të Berlinit, në mars të vitit 1942, presidenti dhe qeveria me aprovimin e parlamentit vendosën dhe internuan çifutët që jetonin në Sllovaki (rreth 80 mijë vetë) në kampet e përqëndrimit në Poloni, Gjermani, dhe Çeki (70 mijë prej tyre u vranë). Vatikani, duke parë këto krime të padëgjuara që bëheshin në një “shtet të pavarur” që drejtohej nga një parti e krijuar nga një prift katolik (Glinka) dhe me kryetar shteti, po një prift katolik (Tiso), vendosi të mbajë qëndrim, të pastronte edhe veten. Me vendim të veçantë, Vatikani e çregjistroi nga lista e prelatëve të Papatit dhe i hoqi titullin e monsinjorit, madje siç thonë disa studiues edhe e çkishëroi. Kjo është historia me priftin katolik Jozef Tiso. Jo krejtësisht, por e ngjashme është edhe historia me Patër Anton Harapin, i cili u vu në shërbim të të gjithë pushtuesve, madje në poste tepër të rëndësishme, ndaj të cilit Vatikani që atëherë u tregua i kujdesshëm; ndërsa tani, të paktën, megjithëse i pushkatuar nga regjimi, nuk e ka përfshirë në procesin e kanonizimit. Prandaj në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, nuk ishte portreti i tij dhe i disa priftërinjve të tjerë që bashkëpunuan ngushtë me pushtuesit.
Ndërsa disa politikanë shqiptarë dhe këta që shkruajnë, e duan ta bëjnë atë dhe shokët e tij heronj, duhet të marrin shembull nga Vatikani e Papa dhe ta kuptojnë se ata, kurrsesi nuk mund të jenë dhe nuk mund të bëhen “Më katolikë se Papa”.

CFARE MUND TE PRESESH NGA SHAQIR VUKAJ?
Shaqir Vukaj kur ishte ambasador i bente mbledhjet e Partise ne cader ushtarake ne mes te dhomes se pritjes qe mos ta degjonte ARMIKU. Mesa duket kete numer vigjilence te lare komuniste e ka mesuar ne Moske ku e kishte derguar Partia e Punes per studime te larta. Prandaj edhe oponionet qe jep Shaqir Ambasadori ne DITA per LANC-in kriminal te Enver Hoxhes qe vrau ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit dhe qe pasoi me konfiskimin nga ana e Anglise te floroirit te Ahmet Zogut me vendim te gjykates se Hages, pra keto opinione jane tejet te pabesueshme sepse jane shkruar ne konspiracion te plote brenda cadres ushtarake te Partise se Punes.
@ persekutuar-denuar
Nje pyetje per ty ! Ti je i persekutuar-denuar nga trupi apo nga mendja se ajo e anglezeve ne kanalin e Korfuzit u vertetua qe e kane bere vete ANGLEZET………
Kolaboracionstet me te keqinj kundra Shqiperise ishin PKSH dhe partizanet e saj qe i sherbyen qe pa lindur jugosllaveve dhe bolshevikeve sllave ruse. Shoku Shaqir dhe te tjere po zbatojne porosite qe iu kane dhene kete muaj ambasada ruse dhe serbe.
Rrofte Lufta Nacional Clirimtare dhe i pa harruar Komandanti i saj.
KE ME SHUME TE DREJTE O MARKO NGA TROPOJA SESA KRYETARI I KUVENDIT OSE MBRETI I RRYSHFETIT LIKE FLORIRI.
Ke te drejte o Marko nga Tropoja qe nuk e ndan LANC-in kriminal nga Koamandanti i saj, sepse Like Floriri pasi Arvizuja e cilesoi ANTIKRISHTIN Enver Hoxha si MONSTER sikurse e kishte cilesuar nastradini per vite me radhe, por ASKUSH nuk e degjonte nga politika jone e pjerdhur kombetare majtas dhe ibret djathtas sa per sy e faqe, pra pas cilesimit domethenes te Avrizuse Like Floriri u distancua nga Enver Hoxha, por jo nga LANC-i i tij kriminal qe vrau dhe masakroi ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit dhe qe Gjykata e Hages e cilesoi si nje organizate terroriste. Prandaj ne pinjollet e intelektualeve shqyptare qe LANC-i kriminal i vrau dhe i masakroi duke i grabitur njekohesisht pronat dhe pasurite si bashibozuke Turqie te themi me sinqeritet:
KE ME SHUME TE DREJTE O MARKO NGA TROPOJA SESA KRYETARI I KUVENDIT OSE MBRETI I RRYSHFETIT LIKE FLORIRI.
KE ME SHUME TE DREJTE O MARKO NGA TROPOJA SESA KRYETARI I KUVENDIT OSE MBRETI I RRYSHFETIT LIKE FLORIRI.
Ke te drejte o Marko nga Tropoja qe nuk e ndan LANC-in kriminal nga Komandanti i saj, sepse Like Floriri pasi Arvizuja e cilesoi ANTIKRISHTIN Enver Hoxha si MONSTER sikurse e kishte cilesuar nastradini per vite me radhe, por ASKUSH nuk e degjonte nga politika jone e pjerdhur kombetare majtas dhe ibret djathtas sa per sy e faqe, pra pas cilesimit domethenes te Avrizuse Like Floriri u distancua nga Enver Hoxha, por jo nga LANC-i i tij kriminal qe vrau dhe masakroi ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit dhe qe Gjykata e Hages e cilesoi si nje organizate terroriste. Prandaj ne pinjollet e intelektualeve shqyptare qe LANC-i kriminal i vrau dhe i masakroi duke i grabitur njekohesisht pronat dhe pasurite si bashibozuke Turqie te themi me sinqeritet:
KE ME SHUME TE DREJTE O MARKO NGA TROPOJA SESA KRYETARI I KUVENDIT OSE MBRETI I RRYSHFETIT LIKE FLORIRI
Zoti Vukaj!
Prita te lexoja edhe kete pjese te shkrimit tuaj pastaj te shprehja vleresimin tim.
Vleresimi im eshte maksimal per kete shkrim tuajin.
Malesia e Madhe duket se quhet e Madhe edhe se nxierr vazhdimisht Burra jo vetem si Dasho Shkreli, Dede Gjoluli etj., por edhe si Shaqir Vukaj, Viktor Malaj dhe Bedri Islami.
Respekt
— spiro–
Jam plotesisht dakort per ato qe shkruan : Komplimente.
Por nuk dalin ose lindin vetem njerez te mire, te thjeshte e te ditur , por edhe morra, pleshta, halabake , te paditur , injorante, kriminele e tradhetare prandaj , ne duhet tju veme emrat edhe atyre ne keto komente qe komentuesit e tjere re kene mundesi ti krahesojne vete, ti vene ne kandare mbase e kuptojne edhe ata tipat si ” persekutuar perdhunuar , arvizuja , tfg, lini e te tjere si keta qe edhe pse eshte dite ata shikojne vetem erresiren.
Shume i sakte zoti vukaj komplimente se do te vije ajo dite qe edhe ata do ti pranojne keto fakte por, do te jete shume vone per ata vet dhe jo per ne