Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: “S’ka ikur akoma gjermani i fundit”, Duka e thotë me vargje: “Ende vazhdon sherri, në mes të katundit” (në vend të një editoriali për 29 Nëntorin e Çlirimit)
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > “S’ka ikur akoma gjermani i fundit”, Duka e thotë me vargje: “Ende vazhdon sherri, në mes të katundit” (në vend të një editoriali për 29 Nëntorin e Çlirimit)
AktualitetAnalizaVargje

“S’ka ikur akoma gjermani i fundit”, Duka e thotë me vargje: “Ende vazhdon sherri, në mes të katundit” (në vend të një editoriali për 29 Nëntorin e Çlirimit)

editor
Published November 29, 2021
Share
SHARE

Ende vazhdon sherri,
Në mes të katundit,
Kur iku këtej,
Gjermani i fundit!

Kot e kot i kemi,
Të dy datat tona,
Se “gjermani” fundit,
S’ka ikur akoma!

Do thonë ka shkarë,
Poeti i shkretë,
Kur thotë se gjermani,
S’ka ikur vërtetë!

Jo mor jo s’kam shkarë,
I them çdo njeriu,
Se “gjermani” fundit,
Është Herr Saliu!

Atij i është prishur,
Me kohë karikusi,
Se sillet me vendin,
Më keq se pushtusi!

Sot e kësaj dite,
Ne s’jemi çliruar,
Se kjo farë e keqe,
Vendin ka pushtuar!

As njëzet e nënda,
As njëzet e teta,
Që të dyja datat,
S’janë të vërteta!

Nga të dyja ditët,
S’është asnjë ditë,
Jemi të pushtuar,
Nga Saliu i Dytë!

Saliu i Dytë,
Njëlloj si i pari,
Gjersa është pushtues,
Derdhi gjak shqiptari!

Ndaj thashë s’na ka ikur,
Akoma “gjermani”,
Kur të ikë Berisha,
Çlirohet vatani!

Ajo do të jetë,
Dita e festimit,
Do gdhendet për jetë,
Si datë e çlirimit!

editor November 29, 2021
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
9 Comments
  • PRoSHi says:
    November 29, 2021 at 7:24 pm

    Bravo Arben Duka.

    Reply
  • fteri says:
    November 29, 2021 at 7:25 pm

    Çlirimi i Tiranës ishte lufta më heroike e më e lavdishmja e LANÇL e urdhëruar nga Enver Hoxha I CILI ,solli me vete radikalizmin Francez dhe të iluminizmit dhe versionin e luftës popullore të gjitjhë popullit KUNDËR MURTAJËS FASHISTE E NAZISTE ,BAJREKTAR E ZAGAR pa përjashtim ,dhe të udhëhequr betejnë për çlirimin e Tiranës nga vetë KOMANDANTI TRIM E TITAN ME FLETË Mehmet Shehu ,çliroi Tiranën pa ndonjë ndihmë të jashtëme ose kontakt të drejtë-përdrejtë me Moskën .Pra nuk ishte pjellëe Moskës .
    POR drejtim i operacioneve ushtarake vepër E KOMANDANTIT KRYESOR TË USHTRISË Mehmet Shehu i cili solli përvojnë e luftës në Spanjë dhe urrejtjen e një kampi të Francës që e kishin burgosur.

    Ju rekomandoi po të keni kohë ju legalistë e ballistë lexoni faktet për popullaritetin e partizanve lexo librin e H .W.Men and Mountanës . Tilman”When Men and Mountains Met”(1946)/psh / Lëvizja NÇ përfshin njerëz të të gjitha klasave ,bindjeve politike dhe feve ,dhe më se tre të katërtat e popullit në shqiprinë e jugut. (f.108)Pra të gjitha aksionet kundër pushtuesve italian e gjerman u kryen nga Komunistët pranda forca e ushtrisë u rrit e forcua së tepërmi.Pa harruar veriun e bajrektarët kryesisht mysliman ,por disa bashkëpunuan hapur me pushtuesin si ballistët e monarkistët ,kapidani gjonmarkaj ranë në ujdi me gjermanët e italianës kundër Partizanve.Pra në themele të shqipërisë sonë të re gjenden eshtrat e kontributi i Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut dy herojë të Lavdisghëm të LANÇL më të madhen e heroiken të luftrave të shqiptarve në histori.
    Respekt për editorjalin e poetit Duka kushtuar 29 nëntorit ,historik të përflakur .

    Reply
  • kam kohe says:
    November 29, 2021 at 7:28 pm

    Skenderbeu e ngriti flamurin me 28 nentordhe Ismail Qemali e ngriti flamurin me 28 nentore,edhe e djathta shqiptare thote se u liruam nga pushtuesit me 28 nentore, mirepo europa feston 8 majin si dite e lirise nga pushtuesit, por e gjithe shtetet europiane nuk e moren lirine ne nje dite,por u caktua me mareveshje 8 maji. Keshtu do te ishte e mira qe te tria festat te festoheshin ne nje dite , por nuk ju lejon politika serbe, sepse eshte feste Sebe 29 nendori

    Reply
  • Niki says:
    November 29, 2021 at 7:33 pm

    Grande Arben Duka

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    November 29, 2021 at 8:06 pm

    Vazhdojme me humirin e bejtexhiut.Sulltan Sailimi i pare,sulten Salimi i dyte,e sulltan Salimi i trete,thone se kane aleat Gjermaninen,ndonese tere e dine se ne Gjermani nuk ka pasur sulltanat kurre.

    Reply
  • zara says:
    November 29, 2021 at 10:41 pm

    Kjo po që ishte perlë në këtë ditë të madhe festash. Faleminderit POET.

    Reply
  • Tomori USA says:
    November 30, 2021 at 12:16 am

    Faleminderit poeti i shquar, Atdhetar i nderuar Zoti Arben Duka
    .Si gjthnje edhe kete here ja cerni masken nje mashturs, kameleoni, hajduti. vrastari qe, mban peng SHqiperine dhe shqiptaret. Ky esht satana Berisha, qe duhet te ish kalbur ne burg jo, te kakariste e te mashtronte shqiptaret. mjere kush i vte mbrapa dhe i beson keti krimineli.

    Reply
  • ce says:
    November 30, 2021 at 7:30 am

    je u madh o Arben Duka. me le pa fjale. exelent

    Reply
  • Medi Belortaja says:
    November 30, 2021 at 7:39 am

    Data e Çlirimit

    Po e tha Arbeni,
    Nuk e luan as topi,
    Dy datat e festave,
    S’mund t’i luajë zorzopi.

    Dy datat e festave,
    Nuk na prishin punë,
    Lere se ç’thonë kot,
    Ca turinj majmunë.

    Po e tha Arbeni,
    I ka vënë vulën,
    Njëri therr këndezin,
    Kurse tjetri pulën.

    Se gjermani i fundit,
    Kur iku s’na duhet,
    Ndaj me Fest’ Çlirimi,
    Askush të mos kruhet.

    Dhe tri data festash,
    Të qenë vendosur,
    Ç’të keqe do kishim,
    Ore të marrosur?

    Ç’e keqe na vjen,
    Nga dat’ e çlirimit,
    Që ndriçon aq bukur,
    Nga drit’ e agimit?

    E keqja na vjen,
    Nga mendja e ligë,
    Që kërkon përçarjen,
    Siç punon një shtrigë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?